LAJMI I FUNDIT:

Murati: Serbia po tenton deligjitimimin e shtetit tonë duke shfrytëzuar ligjet e kushtetutën tonë

Murati: Serbia po tenton deligjitimimin e shtetit tonë duke shfrytëzuar ligjet e kushtetutën tonë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se Serbia po tenton deligjitimimin e shtetit të Kosovës duke shfrytëzuar ligjet e kushtetutën e Kosovës.

Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Murati ka shkruar se presidenti serb Vuçiq e ka bërë të qartë taktikën serbe për zgjedhjet në veri, që sipas tij Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje, t’i fitojë ato, dhe të nesërmen të japin dorëheqje.

Murati ka thënë është koha të bëhen ndryshime kushtetuese.


“Serbia po tenton deligjitimimin e shtetit tonë duke shfrytëzuar ligjet e kushtetutën tonë. Presidenti serb Vuçiq e paska bërë të qartë taktikën serbe për zgjedhjet në veri. Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje, t’i fitojë ato, dhe të nesërmen të japin dorëheqje. Kjo është një lojë që Serbia ka kohë që po e luan dhe synojë ta luaj me Kosovën për shkak që korniza e saj kushtetuese dhe ligjore e mundëson këtë. Me mekanizmat dhe instrumentet ligjore dhe kushtetuese të Kosovës ta delegjitimojë dhe defunksionalizojë shtetin e Kosovës sa më shumë. Kjo bëhet e mundshme mbi të gjitha për shkak të Kushtetutës së Kosovës, përvjetorin e së cilës e festuam para disa ditësh. Por kushtetutat e ligjet, nuk janë të përjetshme e as nuk duhet të trajtohen si të ngurta. Kushtetutat e ligjet duhet t’u përshtaten rrethanave shoqërore dhe vullnetit të qytetarëve. Kur kushtetuta është në shpërputhje me vullnetin e shumicës së qytetarëve, ndryshohet kushtetuta e jo qytetarët. Kështu, ne kemi nevojë që duke mos qenë të ngurtë e mendjeshkurtër, të kuptojmë nevojën e ndryshimeve kushtetuese”, ka shkruar në Facebook, Valon Murati./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Shëndetësi
Kalo në kategori