LAJMI I FUNDIT:

Murati reagon ndaj Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë, thotë se po vepron e tillë për shkak të privilegjeve kushtetuese

Murati reagon ndaj Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë, thotë se po vepron e tillë për shkak të privilegjeve kushtetuese

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka reaguar ndaj deklarimit të deputetëve të Listës Serbe se me votat e tyre do ta rrëzojnë Qeverinë e Kosovës.

Murati përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Lista Serbe do të vazhdojë të veprojë e tillë, deri sa të mos hiqen privilegjet kushtetuese ndaj tyre.

“Lista Serbe rol primar e ka jo mbrojtjen e interesave të serbëve të Kosovës, por të Serbisë në Kosovë. Dhe kështu do të jetë deri në heqjen e privilegjeve kushtetuese që i kanë serbët në Kosovë, e cila do të duhej të realizohej përmes zgjidhjes së problemeve të mbetura në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Murati.


Ai thotë se ‘krijimi dhe funksionimi i qeverive të Kosovës, të cilat varen nga vota e pakicës serbe, përkatësisht nga interesat e Serbisë në Kosovë, është krejtësisht i gabueshëm.’

“Së fundmi roli i saj po shihet edhe me kërcënimet që po i bën për rrëzimin e qeverisë, për shkak të taksës 10% që qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj mallrave serbe si kundërpeshë e veprimtarive të vazhdueshme kundër Kosovës që po i ndërmerr Serbia në arenën ndërkombëtare”, thekson Murati.

Murati konsideron se partitë politike, do duhej të të krijonin qeveri që nuk do të varej nga votat e Listës Serbe, duke dhënë kështu shembuj se si duhet vepruar.

” Duke qenë se me këtë kushtetutë, prania e serbëve në qeveri është e domosdoshme, partitë tona politike, do të duhej të krijonin qeveri të tilla që nuk do të varej nga kjo votë. Në rrethanat aktuale (ashtu siç ka insistuar LB-ja që para formimit të kësaj qeverie), varianti më optimal do të ishte krijimi i një qeveri të unitetit kombëtar me mandat të kufizuar njëvjeçar dhe me dy detyra themelore: krijimin e konsensusit për bisedimet me Serbinë si dhe reformën zgjedhore që do të nxirrte një legjislaturë më përfaqësuese dhe legjitime.

Kjo në pamje të parë duket se mund të funksionojë në një rrethanë ideale e jo në një situatë aq të tensionuar të brendshme politike. Por në të vërtetë, qeveritë e unitetit nuk vijnë në situata ideale, ato janë produkt i situatave të jashtëzakonshme dhe vendimtare si këto nëpër të cilat po kalon vendi. Nëse nuk gjendet forcë për një qeveri të tillë, ne do të sillemi në rrethin ciklik të konflikteve të brendshme, dhe të kushtëzimeve të vazhdueshme të Listës Serbe. E vendi do të ngec, qytetarët do të vazhdojnë të zhgënjehen”, ka thënë Murati./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori