LAJMI I FUNDIT:

Murati: Po të mbaheshin zgjedhjet këtë të diel, LVV do t’i merrte 50 deputetë

Murati: Po të mbaheshin zgjedhjet këtë të diel, LVV do t’i merrte 50 deputetë

Deputeti i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka thënë se po të mbaheshin zgjedhjet këtë të diele, LVV do t’i merre 50 deputetë, me mundësinë reale që të formonte Qeverinë e re.

Megjithatë, ai ka thënë se për të mos humbur kohë me zgjedhje të reja, janë të gatshëm të ndajnë përgjegjësitë qeverisëse përgjysmë me LDK-në, transmeton Telegrafi.

Murati në fund të shkrimit ka dhënë një porosi për LDK-në, siç ka shkruar ai, edhe pritja ka një kufi.

Ky reagim i Muratit vjen pas publikimit të një sondazhi që ka realizuar kjo parti gjatë dy javëve të para të dhjetorit, ku ka pyetur qytetarët se kë do të votonin sikur të mbaheshin zgjedhjet e reja.
Sipas sondazhit, po të mbaheshin zgjedhjet e reja LVV do t’i ketë 41.8%, ndërkaq LDK 21.6%.


Bislimi: Nëse shkohet në zgjedhje, LVV do t'i ketë 42.8% ndërkaq LDK 21.6%
Lexo po ashtu Bislimi: Nëse shkohet në zgjedhje, LVV do t'i ketë 42.8% ndërkaq LDK 21.6%

Ndryshe, kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa kanë zhvilluar edhe sot një takim, mirëpo as ky takim nuk ka rezultuar me arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Vlen të përmendet se LVV dhe LDK, kanë edhe pesë ditë kohë për të lidhur koalicion qeverisës, pasi që mbledhja e parë e legjislaturës së shtatë do të mbahet më 26 dhjetor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori