LAJMI I FUNDIT:

Murati përkujton Agron Rrahmanin: Sot po e nderojmë një vigan të luftës sonë çlirimtare

Murati përkujton Agron Rrahmanin: Sot po e nderojmë një vigan të luftës sonë çlirimtare

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka përkujtuar komandantin e UÇK-së Agron Rrahmanin në 22-vjetorin e rënies.

Murati i cili e kishte shok Agron Rrahmanin ka bërë sot homazhe pranë varrit të trij bashkë me miq e familjarë.

“Shok i dashur, gjithmonë i buzëqeshur por me vullnet të çeliktë në rrugën e lirisë e të luftës çlirimtare, komandanti ynë, na ka marrë malli. 22 vjetët pa ty nuk po e shuajnë mallin, por po na grumbullohet si një lëmsh në gjoks. E ndonjëherë nuk jemi të fortë e na shpërthen ai lëmsh. Na i bën hallall lotët. Sot po e nderojmë një vigan të luftës sonë çlirimtare, Agron Rrahmanin, një ndër udhëheqësit e LKÇK-së, komandanti i njësisë së parë guerile të Prishtinës “Rexhep Mala”, që ishte paraprijëse e Gueriles së Prishtinës “BIA” të UÇK-së”, shkruan Murati.


“Ndrije si yll në terrin e natës që na ka pas pllakosur. Së bashku me shokë pate vendosur natën dritë të bësh. E dritë e përjetshme do të mbetesh në kujtimet e shqiptarëve dhe të gjithë liridashësve të botës”, shkruan ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra

Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Kronika e Zezë
MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar

MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar

Lajme
Diaspora nis votimin nëpër ambasada

Diaspora nis votimin nëpër ambasada

Lajme
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht

Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht

Kronika e Zezë
Kalo në kategori