LAJMI I FUNDIT:

Murati: Për tri javë, mbi një mijë të punësuar përmes “Superpuna”

Murati: Për tri javë, mbi një mijë të punësuar përmes “Superpuna”

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar të mërkurën statistikat e platformës “Superpuna” për tri javë.

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe janë punësuar mbi 1 mijë të rinj të moshave 18-25 vjeç.

Po ashtu, Murati ka bërë të ditur se janë edhe mbi një mijë e 500 pozita të lira pune.


“Mbi tre mijë punëkërkues të verifikuar. Mbi dy mijë punëdhënës që ofrojnë punë”, ka shkruar mes tjerash ministri.

Platforma “Superpuna” e lansuar më 6 shkurt të këtij viti, është krijuar nga Qeveria Kurti dhe synon të lehtësojë qasjen e të rinjve në tregun e punës dhe të ndihmojë bizneset në angazhimin e punëtorëve të rinj.

Qeveria për gjashtë muaj do të subvencionojë punëdhënësin duke paguar pagën për punëtorët në vlerë prej 264 eurosh. Murati pati shkruar në Facebook se paga shkon deri në 1.000 euro, pasi bizneset po shtojnë pagën e tyre.

Megjithatë, në platformën “Superpuna” punëdhënësit kanë ofruar kryesisht pagën minimale që mbulohet nga Qeveria. Sipas shpjegimeve në profilin e platformës në Facebook, bizneset nuk janë të obliguara që të shtojnë pagën mbi subvencionimin e Qeverisë. Bizneset mund të angazhojnë deri në 30 për qind të numrit të punëtorëve që kanë. Subvencionimi i Qeverisë del në llogari të biznesit pasi ai të ketë paguar pagën e punëtorit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt

Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt

Ekonomi
Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events

Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events

Ekonomi
Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!

Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!

Ekonomi
Super loja e vitit 2025 në Petrol Company!

Super loja e vitit 2025 në Petrol Company!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi
Minimi i shtatë i masave shkëmbore, të enjten do të ketë bllokim të rrugës Prishtinë-Pejë

Minimi i shtatë i masave shkëmbore, të enjten do të ketë bllokim të rrugës Prishtinë-Pejë

Ekonomi
Kalo në kategori