Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati në një intervistë për emisionin “Përballje ditore”, me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka folur për rëndësinë e Samitit të Berlinit, për procesin e dialogut, Kosovë-Serbi për taksën dhe për zhvillimet politike në vend.
Murati ka thënë se ekziston një zbehje e rolit të Bashkimit Evropian (BE) në Ballkan si dhe një tërheqje e tyre duke u bazuar në problemet që janë krijuar brenda vet shteteve të BE-së.
Sipas tij, Samiti i Berlinit ka një rol të rëndësishëm, mirëpo siç tha ai nuk do të ketë ndonjë rezultat konkret nga ky takim.
“Takimi e ka një rol të rëndësishëm për Bashkimin Evropian dhe perspektivën e saj. Kemi një zbehje të rolit të BE-së në Ballkan dhe një tërheqje…Tërheqja është në bazë të telasheve që kanë shtetet si rritja e së djathtës dhe ajo e imigracionit. Në rastin e Kosovës kemi një rënie të ndikimit. Nuk besoj që do të ketë rezultat konkret në Samitin e Berlinit, por do të ketë shtrirje të rrugës që procesi i dialogut të fuqizohet, nuk pres dokument”, ka thënë ai.

Murati theksoi se dy shtetet e fuqishme si Gjermania dhe Franca nuk e kanë mendimin e njëjtë për korrigjimin e kufijve.
“Franca është pro korrigjimit. Puna me taksën është një vendim i drejtë në raport me Serbinë. Taksa nuk do duhej të dëmtonte marrëveshjen finale. Në Berlin do të ketë presion. Kishim një qëndrim të presidentit Thaçi, ku tha se takimi do të jetë formal. Në këtë samit do të përshëndetet marrëveshja Maqedoni – Greqi, dhe do të jepet një shtytje e Kosovës. Nuk pres çudira, mrekulli, projekte nga ky samit”, u shpreh Murati.
Ai po ashtu tha se për momentin Kosova me këtë Kushtetutë që ka është një shtet jo funksional, andaj siç tha ai duhet të bëhet ndryshimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ridefefinimi i kufijve të Kosovës duke përmendur edhe bashkimin e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Kosovën dhe në anën tjetër bashkimin e Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut me Serbinë pa fshatrat shqiptare.
“Ne tash kështu si jemi, jemi një shtet jo funksional. Po e shihni se si po funksionon veriu i Kosovës. Serbia ka mundësi përmes Kushtetutës së Kosovës të na bëj si shtet jo funksional. Jemi duke fol për një situatë të marrëveshjes. Çka kam dëgjua unë prej që u hap çështja e kufijve jam i befasuar, që të përdoren teza si rrezik që të ketë luftë, rrezik shtetësia e Kosovës…”, tha ndër të tjera ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi