Murati: Nëse Kuvendi nuk i ratifikon marrëveshjet, vendi humb miliona euro

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë sot se nëse Kuvendi nuk arrin të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare atëherë do të humbin miliona euro.
Murati në një postim në Facebook rikujton se për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare nevojiten 80 vota.
“Nëse Kuvendi sot nuk arrin të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare, atëherë mbi 200 milionë euro humbin pakthyeshëm: 88 milionë nga plani i rritjes i BE-së, dhe mbi 120 milionë euro nga tri marrëveshjet me Bankën Botërore.
Për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare nevojiten 80 vota”, shkruan Murati. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































