LAJMI I FUNDIT:

Murati: Më në fund do të realizohet vendimi që liron bashkatdhetarët nga shpenzimet e Kartonit të Gjelbër

Murati: Më në fund do të realizohet vendimi që liron bashkatdhetarët nga shpenzimet e Kartonit të Gjelbër

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka reaguar në lidhje me nënshkrimi e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Financave, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit për mbulimin e primit të sigurimit kufitar për bashkatdhetarët dhe të huajt që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.

Murati përmes një postimi në Facebook, ka thënë se më në fund po realizohet edhe vendimi që liron bashkatdhetarët nga pagesa e “Kartonit të Gjelbër”.

Deputeti i LVV-së, tha se ky ka qenë amendamenti i propozuar nga Grupi Parlamentar i LVV-së, ku janë siguruar edhe mjetet për mbulim të shpenzimeve.


“Me amandamentin e propozuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje! i cili siguron edhe mjetet financiare për mbulimin e shpenzimeve të Kartonit të Gjelbër për diasporën, më në fund do të realizohet edhe vendimi që liron bashkatdhetarët tanë nga kjo pagesë”, tha Murati.

Në fund të muajit maj, pak ditë para se të binte nga pushteti Qeveria Kurti, ish-ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi në një konferencë për media kishte prezantuar Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, vlera e së cilës pritej të jetë 1.26 miliardë euro.

Pako e Rimëkëmbjes Ekonomike, këto janë 11 masat që janë përfshirë në të
Lexo po ashtu Pako e Rimëkëmbjes Ekonomike, këto janë 11 masat që janë përfshirë në të

Në kuadër të kësaj pakoje ishin paraparë edhe 11 masa të cilat do të zbatoheshin gradualisht nëse kjo pako do të aprovohej nga Qeveria e Kosovës.

Qeveria e Kosovës merr vendim që të mbulojë shpenzimet e Kartonit të Gjelbër për diasporën
Lexo po ashtu Qeveria e Kosovës merr vendim që të mbulojë shpenzimet e Kartonit të Gjelbër për diasporën

Ndër të tjera, në masën numër 9, e cila i dedikohej mërgatës e që i kishte tri nënmasa, parashihej që “këtë vit qeveria ta merr përsipër mbulimin e Kartonit të Gjelbër, ku deri në qershorin e vitit të ardhshëm të gjendet një zgjidhje përfundimtare për mbulimin e tij”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Ekonomi
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Ekonomi
Kalo në kategori