LAJMI I FUNDIT:

Murati e quan absurd falënderimin e Haradinajt ndaj ministrit sllovak, thotë se Sllovakia nuk mund të ketë qëndrim rreth kufijve të Kosovës pa e njohur atë si shtet

Murati e quan absurd falënderimin e Haradinajt ndaj ministrit sllovak, thotë se Sllovakia nuk mund të ketë qëndrim rreth kufijve të Kosovës pa e njohur atë si shtet

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati ka thënë se Sllovakia nuk mund të ketë qëndrim rreth kufijve të Kosovës, për deri sa nuk e njeh si shtet.

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka theksuar se është absurde sesi kryeministri Ramush Haradinaj e falënderon ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë për qëndrimin e tyre kundër shkëmbimit të territoreve.

Haradinaj: Sllovakia kundër shkëmbimit të territoreve, kërkova njohjen nga ky shtet
Lexo po ashtu Haradinaj: Sllovakia kundër shkëmbimit të territoreve, kërkova njohjen nga ky shtet

Postimi i plotë:


Sllovakia nuk mund të ketë qëndrim rreth kufijve të Kosovës pa e njohur atë si shtet

Sllovakia zyrtarisht nuk e njeh Republikën e Kosovës, rrjedhimisht e konsideron se është pjesë e Serbisë. Në anën tjetër kryeministri ynë e falënderon ministrin e punëve të jashtme të Sllovakisë për qëndrimin e tyre kundër shkëmbimit të territoreve! Situatë goxha absurde kjo! Sllovakia njëherë duhet të njoh Kosovën në këta kufij, për të pasur pastaj qëndrim pro ose kundër shkëmbimit të territoreve, ripërcaktimit apo korrigjimit të kufijve. Çdo gjë qëndrim tjetër, nënkupton se Sllovakia është kundër shkëmbimit të territoreve sepse tërë Kosovën e konsideron brenda kufijve të Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori