LAJMI I FUNDIT:

Mungon shqipja në tabelat e rrugës në Kërçovë-Gostivar

Mungon shqipja në tabelat e rrugës në Kërçovë-Gostivar

Asnjëra nga këto tabela në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar nuk është në gjuhën shqipe. Ka 3 mbishkrime, por asnjëri nuk përkon me gjuhën e mirëfilltë shqipe.

“Zajas”, “Dollno Strogomisht”, “Gorni Strogomisht”, “Kollari”, “Trapcin Dol”, edhe pse të modifikuara sikur janë të shkruara në shqip, në fakt asnjëri nga këto fshatra të banuar me shqiptarë nuk shkruhet kështu në shqip.

“Këto janë disa nga tabelat të cilat gjenden në rrugën magjistrale Kërçovë-Strazh, në këtë tabelë është shkruar në tre gjuhë por megjithatë asnjëra nga këto që është shkruar, nuk është e shkruar në gjuhën shqipe, këtu tregon se ku shkohet në fshatin Drogomisht i Madh dhe Drogomisht i Vogël. Gati të gjithë tabelat të cilat janë rreth rrugës magjistrale janë në këtë formë të shkruar, por asnjëra nuk e ka gjuhën shqipe të shkruar si duhet ose ndonjëra nga ato nuk e ka të shkruar aspak gjuhën shqipe”, njofton gazetarja, Salije Sadiku.


TV21 kërkoi përgjigje nga NP “Makedonijapat” dhe nga atje na thanë se po punohet në vendosjen e 550 tabelave të reja.

“Të gjitha tabelat janë ne procesin e prodhimit, do të vendosen 550 tabela dhe për atë arsye do të merr pak kohë”, njoftuan nga “Makedonijapat”.

E për zyrtarizmin e gjuhës shqipe, zv/kryeministri i parë, Artan Grubi, para disa ditëve gjatë një vizite në Kosovë, kujtoi se kjo çështje tashmë është e kryer.

“Ju e dini tashmë që qeveria funksionon në dy gjuhë unë gati gjysmën e mbledhjeve të qeverisë tashmë I kam udhëhequr në Maqedoni dhe që të gjitha i udhëhiqi në gjuhën shqipe, ashtu funksionon edhe në kuvend, ashtu funksionon edhe në presidencë, kështu që gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoni, është punë e kryer”, tha Artan Grubi, zëvendëskryeministri i parë.

Ndryshe në hyrje të këtyre fshatrave të lartpërmendur dhe Komuna e Kërçovës në mandatin e parë ka vendosur tabela në gjuhën shqipe. Mbetet për tu parë nëse do të ndërrohen edhe këto tabela në magjistrale.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori