Ilaçet për hollimin e gjakut, ato për tension të lartë, ilaçet për sëmundjet e zemrës, për diabet, për reumë, si dhe kontraceptivët janë barnat më të kërkuara në farmacitë e vendit të cilat nuk janë pjesë e listës pozitive e për të cilat qytetarët harxhojnë shumë nga xhepi i tyre, pa asnjë mbulim nga shteti. Ndërkohë që shumë ilaçe të cilat janë në listë pozitive mungojnë tanimë një kohë të gjatë në raftet e barnatoreve, duke detyruar kështu përsëri pacientët që terapitë t’i paguajnë në mënyrë private. Nga Oda e Farmacistëve të Maqedonisë potencojnë nevojën për zgjerimin e listës pozitive me qëllim që qytetarët të kenë qasje deri në ilaçe të reja cilësore.
“Lista pozitive ka kohe që nuk ka pësuar ndryshime. Qytetarët kanë nevojë për ilaçe të reja për indikacione të ndryshme. Ilaçet të cilat janë në listë pozitive e të cilat mungojnë nëpër barnatoret e vendit janë ata për sëmundjet e zemrës, antidepresivët, antibiotikët e ndryshëm (pareksotinë, seprozel, ciklosporin, zyrtek, rovamicyn, lidaprim, timolol,ospen, dilacor,resohin). Arsyet për deficit të ilaçeve që janë në listë pozitive janë për shkak të ndalesave dhe zvogëlimit të prodhimit, ndërprerje në zinxhirin e furnizimit, rritje e përdorimit të ilaçit si dhe mosinformimi i mjekëve për deficit. Megjithatë nuk ka vend për panik dhe shqetësim se qytetarët do mbesin pa ilaçe”, thonë nga Oda e Farmacistëve të Maqedonisë.
Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, njoftoi se është formuar Komision i cili po punon në revidimin e listës pozitive duke përpiluar kështu listën e ilaçeve më të kërkuara nga pacientët.
“Këto ditë jemi nga fundi me të gjitha përgatitjet për revidimin e listës pozitive dhe për një javë do të thirren të gjitha grupet e interesit, të gjitha kompanitë që të aplikojnë dhe njëherë e përgjithmonë që ilaçet më kualitative, më inovative dhe efektive t’i shfrytëzojnë pacientët dhe popullata jonë me qëllimin e vetëm që të kemi popullatë më të shëndoshë. Komisioni është formuar tanimë një kohë, përgatitjet e fundit janë në rrjedhë e sipër dhe do fillojë që të aplikohet dhe do shqyrtohet se cili ilaç është më i nevojshëm. Këtë gjë do e bëjnë grupet tona të ekspertëve të cilat janë në Komision”, deklaroi Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë.
Ndryshe, lista pozitive nuk ka pësuar ndryshime tanimë 20 vite. Si pasojë të gjitha ilaçet moderne dhe më efikase të kohës që mjekët shkruajnë, qytetarët detyrohen t’i paguajnë nga xhepi./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos