LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e Qeverisë, shtyn formimin e ushtrisë (Video)

Mungesa e Qeverisë, shtyn formimin e ushtrisë (Video)

Formimi i ushtrisë së Kosovës tash e disa vite ka mbetur peng i Listës Serbe, kjo për faktin për votimin e saj duhen  edhe votat e minoriteteve në Parlamentin e Kosovës.

Por, ushtria mund të mbetet  peng tashmë edhe i mos krijimit të institucioneve Kosovës.

Ish deputeti i LDK-së, njëherësh edhe ish ushtarak, Anton Quni është i bindur se vonesa e formimit të Qeverisë,  edhe më tutje do ta shtyjë formimin e ushtrisë së Kosovës, pasi që zgjedhjet e jashtëzakonshme  sollën një çrregullim të institucioneve të Kosovës.


Këtë fakt e theksojnë si të rëndësishëm edhe njohësit e zhvillimeve në vend.

Madje për këtë ata vlerësojnë se vonimi  në formimin e Qeverisë  mund ta shtyjë krijimin e ushtrisë edhe për më shumë se një vit.

Megjithatë Vigan Qorroli thotë se themelimi i Ushtrisë nuk mund të bëhet nëse paraprakisht nuk bindet lista serbe.

E, Muhamet Hajrullahu u shpreh se cila do Qeveri nuk duhet të lejojë kushtëzime për formimin e ushtrisë. /Tribuna/