Drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Berat Mustafa, thotë se për shkak të mungesës së punëtorëve, Kosova po merr punëtorë nga Turqia dhe nga India.
Ai tha se këta punëtorë janë të specializuar dhe kryejnë shumë punë.
“Ka që i kanë marrë nga Turqia, ka edhe shumë kërkesa nga India. Për shkak se ka shumë fuqi punëtore, por edhe janë shumë të trajnuar, të specializuar dhe kryejnë shumë punë”, u shpreh Mustafa.
Ai tha se nuk do të thoshte se ka mungesë të punëtorëve në Kosovë, por sipas tij nuk ka punëtorë të kualifikuar, duke theksuar se kompanive të mëdha iu kushton trajnimi i tyre.
Xhevat Muqa, ndërmarrësi që u kthye nga Zvicra në Kosovë, foli për tregun e punës dhe mungesën e fuqisë punëtore në vend.
Ai sonte në RTV21 u shpreh se e gjithë kjo është për shkak të mos liberalizimit të vizave.
“Po të kishte qenë liberalizimi i vizave para një dekade kjo nuk kishte me ndodhë sot, sepse të rinjtë e Kosovës kishin pas mundësi me shiju Evropën dhe me pa se çka është e vërteta. Gjithë qytetarët e Kosovës janë me një hamendje t’u jetu në Kosovë”, tha ai.
Ai tha se menjëherë pas luftës është kthyer në Kosovë, ku edhe ka hapur biznes.
Drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Berat Mustafa, tha se çdo prodhues ka mungesë të fuqisë punëtore, duke theksuar se tani po ikin edhe punëtorët që kanë një vend pune e një pagë mesatare.
Ai u shpreh se prodhuesit kanë një trend të rritjes së prodhimit dhe eksportit, por tani mungesa e fuqisë punëtore po vërehet në mënyrë drastike.
“Çdo prodhues ka mungesë të fuqisë punëtore. Po çka është edhe një shqetësuese është se para disa viteve ne e kemi pas problem që kanë ikë një pjesë të njerëzve që kanë qenë të papunësuar, kurse tani kemi ikje të njerëzve të cilët kanë një vend pune dhe kanë një pagë po mendoj që është solide dhe e konsiderueshme”, u shpreh Mustafa.
Ekonomisti Median Hashani u shpreh se ikja nga Kosova për një pagë më të mirë nuk është zgjidhje.
Hashani u shpreh se “paga 2000 euro në Gjermani, në fund të muajit nuk ju mbetën më shumë se 500 euro dhe në Gjermani nuk mundesh me jetu me 500 euro”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës