LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 19° partlycloudy_day

Mungesa e pritoreve të autobusëve në Prishtinë, Sejdiu: Projekti është në zbatim e sipër

Mungesa e pritoreve të autobusëve në Prishtinë, Sejdiu: Projekti është në zbatim e sipër

Ka një kohë të gjatë që kur pritoret e autobusëve në kryeqytetin e Kosovës po ndërrohen sa herë që ndërrojnë qeverisjet në qytet.

Në disa lagje po pengohet edhe pjesa e komunikacionit, për shkak të numrit të madh të udhëtarëve të cilët presin, transmeton Telegrafi.

Stacion i autobusëve Urban

Me gjithë këtë fakt, Gent Sejdiu menaxher i projektit për reformën e transportit publik urban të komunës së Prishtinës tha se projekti për pritoret e reja është në implementim e sipër.


“Projekti i pritoreve është në implementim e sipër, gjithsej 150 pritore janë të planifikuara në kryeqytet. Janë 4 lloje të pritoreve të autobusëve dhe implementimi ka filluar nga zona qendër dhe tani zonat jashtë qendrës e tutje”, tha ai.

Ndër të tjera, ai shtoi se deri në fillimin e vitit 2025, do të ketë një reformë në linjat urbane të transportit, ku sipas kësaj reforme do të ketë edhe stacione të reja.

“Këtë vit fillojmë reformën e linjave urbane të transportit e cila duhet të përfundon deri në fund tre mujorit të parë të vitit 2025. Kjo reformë na përcakton edhe ku duhet të kemi stacionet e reja dhe cilin model në lagjet tjera të qytetit”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Aksident me fatalitet në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, humb jetën një person

Aksident me fatalitet në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, humb jetën një person

Kronika e Zezë

"Më çift jemi unë edhe Brikenda, se do, do", Xheneta thumbon Gjestin dhe Eglin teksa transmetohej BBVA: S'e sheh më me sy

Magazina
Aeroplanët britanikë interceptojnë ata rusë për të mbrojtur hapësirën ajrore të NATO-s

Aeroplanët britanikë interceptojnë ata rusë për të mbrojtur hapësirën ajrore të NATO-s"

Evropa
“A mos u rritë çmimi?” – Gjesti shpërthen në batuta pas fitores së Big Brother VIP Albania 4

“A mos u rritë çmimi?” – Gjesti shpërthen në batuta pas fitores së Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti shpallet fitues i Big Brother VIP Albania 4

Gjesti shpallet fitues i Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Arrihet marrëveshja personale, Osimhen do t'i bashkohet gjigantit anglez

Arrihet marrëveshja personale, Osimhen do t'i bashkohet gjigantit anglez

Premier League
Kalo në kategori