Mungesa e përkthyesit nga gjuha suedeze ka bërë që seanca fillestare në gjykimin për vrasje dhe plagosje sërish të shtyhet.
Edhe pse gjykata gjatë seancës së sotme kishte angazhuar përkthyes të gjuhës angleze, i akuzuari Hamza Abazaj tha se nuk e kupton këtë gjuhë.
Pesë ditë me parë, seanca fillestare ishte ndërprerë sepse i akuzuari Abazaj u ankua se nuk e kuptonte gjuhën shqipe meqë është rritur në Suedi, prandaj kërkoi përkthyes të gjuhës suedeze ose asaj angleze.
Të enjten ai tha se nuk e kuptonte as anglishten.
Hamza Abazaj akuzohet për një vrasje të kryer në Pejë në shkurt të këtij viti.
Aktakuza ndaj tij dhe Jusuf Abazajt është ngritur këtë muaj.
Sipas Prokurorisë, i pandehuri H.A. akuzohet për vepër penale të vrasjes së rëndë dhe armëmbajtjes pa leje përderisa i pandehuri tjetër I.A. akuzohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë dhe pjesëmarrja në rrahje.
Gjyqtari Sali Berisha tha se kanë kërkuar përkthyes nga Ambasada Suedeze në Kosovë, mirëpo tha së kanë marrë përgjigje se nuk mund të sigurohet një përkthyes prej tyre.
Ndërkohë një përkthyes i licencuar nga gjuha suedeze i kontraktuar nga gjykata nuk erdhi për shkak se gjendjej jashtë vendit.
Muharrem Hoti, avokat i të akuzuarit tha se klienti i tij e njeh gjuhën angleze por nuk mund t’i kuptojë termet juridike.
“Unë personalisht nuk e njoh anglishten fare, por nuk e di edhe ky sa ka aftësi për ta njoftë atë gjuhë në aspektin që e përdorë gjykata”, tha Hoti.
Prokurorja Sahide Gashi kundërshtoi shtyrjen e gjykimit pasi i akuzuari seancën e kaluar kishte deklaruar se e njeh gjuhën angleze.
“Dihet botërisht që në Suedi dhe gjitha këto shtete krahas gjuhës suedeze mësohet edhe anglishtja. Kështu që unë po shfaqi shqetësim që është vetë përpjekje për prolongim dhe shtyrje të kësaj seance”, tha ajo.
Duke e shtyrë seancën, gjyqtari Berisha vendosi që seanca e ardhshme të mbahet më 26 shtator. Ai tha se gjykata do kujdeset të angazhohet një përkthyes i gjuhës suedeze.
Avokati i të akuzuarit tjetër, Jusuf Abazaj, Gëzim Kollçaku, tha se klienti i tij kundërligjshëm po mbahet në paraburgim. Sipas tij, prokuroria e ka ngritur aktakuzën ndaj klientit të tij pa bërë asnjë hetim dhe duke mos respektuar dispozitat ligjore.
“Keni kujdes që njeri qe një muaj e diçka është duke u mbajtur në mënyrë të kundërligjshme në paraburgim, për shkak se këtij iu ka caktuar paraburgimi për vrasje në tentativë ndërsa prokurorja ka hekë dorë. Nëse duhet për vepër tjerë penale është dashtë të bëhen hetime”, tha Kollçaku. /KALLXO.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët