LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e parkingut në Kodrën e Diellit, qytetarët detyrohen të ecin nga 3km (Video)

Mungesa e parkingut në Kodrën e Diellit, qytetarët detyrohen të ecin nga 3km (Video)

Ditë fundjave. Shumë qytetarë janë nisur që ditën ta kalojnë në Kodrën e Diellit. Por për të arritur atje ata detyrohen që të ecin në këmbë rreth 3 km. E krejt kjo shkaku i mungesës së parkingut në këtë qendër turistike.

Nga mungesa e parkingut ne Kodrën e Diellit, janë të shqetësuar edhe bizneset që funksionojnë në këtë qendër turistike.

“Derisa janë pushimet e shkollave vizitohet mjaft edhe pse ka një ngecje të mysafirëve vendor për shkak të mungesës së parkingjeve. Sot kemi një rënie të mysafirëve, për shkak se parkingjet edhe maltretimet që prej 3-4 km duhet të ecin në këmbë. Shumë 50 % rënie nga problemi i parkingjeve”, tha Hashim Hasani-Hotel Scardus.


Në Kodrën e diellit vijnë turist edhe nga Shqipëria. Njeri prej tyre thotë se 5 vjet rresht vjen këtu, por asnjëherë nuk ka parë ndonjë investim të ri.

“Është viti i 5 që ne sjellin turist nga Shqipëria dhe ka goxha interesim për të vizituar dhe për të provuar pistat e skijimit në Kodrën e Diellit. Por përveç një degradimi sa u përket kushteve nga infrastruktura që ka pikërisht Kodra e Diellit asgjë të re nuk ka sa i përket infrastrukturës. Për sa i përket investimeve që duhet të ketë Kodra e Diellit ato nuk kanë ndodhur që këtu e 5 vite”, u shpreh Elton Apoloni Agjencia Weekend Travel- Tiranë.

“Për mua nuk ka ndryshuar asgjë që nga viti parë deri në vitin e katërt. Pistat e skijimit janë të shfrytëzueshme janë disa terrene që neve mundemi ta frekuentojmë si nga ana e skijimit, si nga ana e teleferikut. Kodra e Diellit duhet të ketë më shumë investime të pjesa e bareve restoranteve që mund të jenë më afër skive”, tha ISI Kullaci- turiste nga Shqipëria.

Ndryshe Qendra turistike Kodra e Diellit ka një kapacitet prej 110 km katror të cilët aktualisht po shfrytëzohen vetëm 12 kilometra. Para disa ditëve përmes protestave shprehën revoltën për kushtet jo të mirë në këtë qendër turistike./tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori