“Ndihem me fat, shkojmë dyfish ose asgjë.” Pas kumarit gjatë tërë natës, kjo për shumicën e kumarxhinjve tashmë është shprehje e zakonshme. Dhe tani e dimë edhe pse: një natë pa gjumë është e mjaftueshme për lëvizje në strategjinë tipike mbrojtëse të kumarit nga humbjet potenciale kah ajo në të cilën ndërmerren rreziqe më të mëdha në kërkim të shpërblimeve më të mëdha.
Scott Huettel nga Universiteti Duke në Durham, ka kërkuar nga 29 persona të rritur të mos flenë gjatë natës. Pastaj u ka dhënë një varg detyrash të kumarit ku kanë mundur të manipulojnë me opsionet e bastit dhe në të njëjtën kohë ua ka skenuar trurin duke përdorur rezonancën magnetike.
Për dallim nga vullnetarët që kishin pushuar mirë, ata të cilët janë privuar nga gjumi kanë ndryshuar sjelljen duke tentuar të fitonin çmime të mëdha, edhe pse kjo ka nënkuptuar ndërmarrjen e rreziqeve më të mëdha.
Kjo ka përkuar me rritjen e aktivitetit të trurit në korteksin ventromedial prefrontal, zonën e rëndësishme për përcaktimin e vlerës. Po ashtu kanë treguar rënie të aktivitetit në insulën e djathtë të përparme duke rezultuar me vendimet të cilat kanë çuar në humbje, dhe kjo është zona e lidhur me emocionet negative.
“Nëse i marrim parasysh bashkë”, shpjegon Huettel, “këto efekte mund t’i shtyjnë njerëzit drejt sjelljeve të papërshtatura: kërkimi i fitores duke injoruar pasojat negative”, transmeton koha.net. Dhe një tjetër gjë vendimtare, kjo anshmëri nuk kishte lidhje me nivelin e vigjilencës te vullnetarët.
Kështu që, nëse ndiheni mirë pas një nate pa gjumë, kjo kurrsesi nuk do të thotë që mund të mendoni dhe të merrni vendime normalisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjërat që duhet t’i dini kur filloni agjërimin në ditët e para

Metoda e famshme e “lundrimit”, si ta kuptoni nëse vezët janë prishur

Medikamente në vlerë rreth 550 mijë euro për trajtimin e diabetit TIP 2- Aksioni për nëna dhe fëmijë dhe Americares mbështesin personat me diabet TIP 2 në Klinikën e Endokrinologjisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe