Që nga viti 2012, në Kosovë nuk është bërë revidimi i listës esenciale të barnave. Ndonëse në treg kanë ndryshuar llojet e ilaçeve për trajtimin e sëmundjeve, në institucionet publike shëndetësore furnizimi me barna ndër vite ka mbetur pothuajse i njëjtë.
Për këtë listë tashmë është formuar një komision i përbërë prej 43 anëtarësh, si dhe me ndihmën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, po synohet që lista e re që formohet t’i ketë si prioritet ato barna që i përmbushin nevojat parësore të kujdesit shëndetësor të popullatës.
Ato janë përzgjedhur sipas prevalencës së sëmundjes dhe rëndësisë së shëndetit publik, e që kanë evidencë për sigurinë dhe efikasitetin klinik.
Sipas të dhënave aktuale, institucionet publike shëndetësore, furnizimin me barna esenciale aktualisht e kanë rreth 70 për qind.
Materiali shpenzues arrin deri në 50 për qind në të gjitha institucionet publike të kujdesit dytësor dhe tretësor.
Kjo listë variron me furnizim, por që asnjëherë nuk është arritur të përmbushet në tërësi ndonëse është listë esenciale.
Edhe përkundër asaj se këtë vit është rritur buxheti dhe tani totali për një vit llogaritet të jetë një buxhet prej 30 milionë euro, institucionet publike shëndetësore vazhdojnë të vuajnë në mungesë të barnave.
Si rrjedhojë, pacientët të gjitha barnat që mungojnë i blejnë vetë.
Labinot Demi vuan nga skleroza multiple. Ai thotë se janë katër lloje të sklerozës multiple, dhe barnat që i siguron Ministria e Shëndetësisë është vetëm një lloj ilaçi, derisa ekzistojnë 14 lloje të terapive që përdoren në vendet e zhvilluara.
Në Kosovë janë mbi 1500 pacientë me sklerozë multiple, derisa vetëm 100 prej tyre trajtohen prej Ministrisë së Shëndetësisë, kurse 1400 të tjerë detyrohen ta blejnë terapinë vetë. Kjo terapi, sipas pacientëve është shumë e shtrenjtë dhe pothuajse e papërballueshme.
“Terapia mujore për një person kushton prej 600 deri në 2.000 euro varësisht nga ilaçi që përdor, pasi çdo herë dalin prodhime të reja. Nëse nuk merret terapia me rregull për personat me sklerozë multiple, at mund të përfundojnë në karrocë, pra mbesin të palëvizshëm”, thotë Labinit Demi.
Skleroza multiple është sëmundje e sistemit nervor qendror, e cila shkakton problem të madh në organizëm, si probleme me shikimin, dobësimin muskulor.
Faik Hoti, drejtor i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë. i tha Radios Evropa e Lirë se janë duke e bërë revidimin e listës esenciale, e që në këtë proces janë duke iu ndihmuar edhe zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë.
“Në gusht të këtij viti është themeluar komiteti teknik për revidimin e listës së barnave esenciale i cili ka për qëllim që pacientët të trajtohen me barna të reja, me terapi cilësore dhe të sigurta. Në Kosovë nuk ka pasur revidim të listës esenciale me barna që nga viti 2012”.
“Ajo listë esenciale që do të përcaktohet nga komiteti i ekspertëve, e që janë mbi 43 anëtarë, duhet të reflektojë nevojat reale varësisht me buxhetin që ka Ministria e Shëndetësisë që pacientët ti mbulojë me terapi adekuate”, tha Hoti.
Sektori i shëndetësisë, duke veçuar sidomos atë të barnave, ka rezultuar të jetë ndër më të korruptuarit, është thënë disa herë në debate publike. Edhe në javën kundër korrupsionit, e cila është mbështetur nga ambasada amerikane në Prishtinë dhe ambasadat e vendeve të Quint-it, ishte potencuar kritika e njëjtë.
Aty thuhej se barnat esenciale të blera nga Ministria e Shëndetësisë, për shkak të urdhëresave administrative dhe ligjeve në fuqi, kanë ndikuar që buxheti i Kosovës të shpenzojnë nga 10 deri në 2000 për qind më shumë mjete për një ilaç, i cili në treg është dukshëm më i lirë.
Në Ministrinë e Shëndetësisë së fundmi kanë ndërprerë disa kontrata që shquhen si abuzive, për shkak se janë blerë më çmime shumë të larta.
Problemin me furnizim e pranojnë edhe vetë udhëheqës shëndetësorë, sipas të cilëve, ky problem është kronik, pasi që shumë vjet përpos buxhetit të ulët për barna ato edhe janë blerë më shtrenjtë se çmimi real i tyre.
Albatrit Matoshi, këshilltar për media i ministrit të Shëndetësisë, ka thënë se duke parë parregullsitë që kanë ndodhur me blerjen e barnave , Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë veprime konkrete duke krijuar edhe një udhëzim administrativ, i cili rregullon çmimin e barnave në vend. Ky udhëzim është në përfundim e sipër dhe së shpejti do të funksionalizohet.
“Ministria e Shëndetësisë shumë shpejtë do ta ketë një udhëzim që rregullon në mënyrë ligjore blerjen e barnave në vendin tonë. Të gjitha kontratat që janë ndërruar, janë nënshkruar me çmime më të ulëta dhe kursimi i parave është diku rreth 6 milionë euro, ndonëse ende nuk është bërë raporti i plotë i detajuar”, bëri të ditur Matoshi.
Ndonëse gjatë këtij viti janë bërë disa lëvizje pozitive në përmirësimin e kushteve brenda institucioneve publike shëndetësore, përfshirë edhe rritjen e buxhetit për barna, besimi në këto institucione në Kosovë mbetet jashtëzakonisht i vogël.
Jo vetëm qytetarët, por edhe vetë përfaqësuesit politikë, përfshi edhe ata që kanë mbajtur postet më të larta qeveritare, nuk preferojnë që të kërkojnë trajtim mjekësor në këto institucione, për shkak të shërbimeve jocilësore, që besohet se janë pasojë e mungesës së investimeve nga ana e institucioneve qeverisëse.
Rifat Bajrami, kirurg, tha se në janar të këtij viti brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nuk operojnë pothuajse asnjëherë deputetë e funksionarë aktual. Ai thotë se ata këto shërbime i marrin në klinika private ose jashtë vendit.
Ndryshe, institucionet publike shëndetësore janë mjaft të frekuentuara nga qytetarët. Por, sipas mjekëve, ky frekuentim vjen si rrjedhojë e gjendjes së rëndë sociale në vend, dhe njerëzit detyrohen të kërkojnë mjekim më të lirë, krahasuar me institucionet private shëndetësore./REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mexhiti: Minçev të braktisë retorikën e Apasievit, të sillet si ministër i të gjithë qytetarëve

Shqiptari nga Ukraina rrëfen për luftën: Situata në terren sikur Kosova gjatë luftës

Vazhdoi dëgjimi i dëshmitarëve të rinj në rastin kundër Sladjan Trajkoviqit, që akuzohet për krime lufte në Kosovë

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës