LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e antivirusit – Të gjithë janë të rrezikuar nga krimet kibernetike

Mungesa e antivirusit – Të gjithë janë të rrezikuar nga krimet kibernetike

Mungesa e instalimit të programeve të antivirusit, i ekspozon të gjithë shfrytëzuesit e kompjuterëve, lloptopëve dhe telefonave të zgjuar, ndaj hakerëve.

Agjencia Ndërkombëtare për Krim ka organizuar një fushatë, në ngritjen e vetëdijes, për krime kibernetike.

Njësiti i kësaj organizate që merret specifikisht me sulmet kibernetike, këshillon për kujdes maksimal, ndaj këtij rreziku me përmasa shumë të mëdha.

Kërkesa numër një e kësaj organizate, është që shfrytëzuesit të instalojnë antivirus në pajisjet e tyre.


Në asnjë mënyrë mos të hapen mailat që vijnë nga adresat e panjohura dhe të dyshimta, të kontrollohen USB dhe CD para se të përdoren si dhe të blihen softverë nga burime legjitime./Telegrafi/