Mundja e gishtave të këmbës (Video)

Bazuar në sportin e njohur të mundjes së duarve, mundja e gishtave të këmbës nënkupton shfrytëzimin e shputave dhe këmbëve me qëllim të mposhtjes së kundërshtarit.
Daily Mail njofton se sporti lindi më 1976 kur vizitorët e rregullt të pubit Derbyshire u përpoqën të shpikin një lojë në të cilin britanikët mund të fitojnë. Vendimi u mor në Wetton, ku lindi edhe kjo lojë e re. Në këtë vend ky sport prej asaj kohe është bërë sporti kryesorë.
Sivjet fitoi Paul “Predatoe” Beech i cili mposhti kampionin në fuqi Alan Nash në gjysmëfinale, duke bërë kështu një hap të rëndësishëm drejt fitimit të titullit.
“E dija se do të fitoj, ndërsa do të fitoj edhe vitin e ardhshëm, pa marrë parasysh se kush do të jetë kundërshtari im”, tha Beech pas fitores. /Telegrafi/


















































