A mundet një person në moshë madhore të diagnostikohet me autizëm? Shpjegon psikologia Deva

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë” është folur për autizimin, simptomat dhe trajtimin.
Psikologia klinike, Jeta Deva ka treguar në detaje simptomat që paraqiten te fëmijët me spektër autikë, pastaj sfidat që ata kanë dhe familjet e tyre.
Deva është pyetur se a ka mundësi që një person të diagnostikohet me autizëm tek pas moshës 20 vjeçare.
“Po mundet, mirëpo po flas për në Kosovë, para 20 viteve shprehja e autizmit ka qenë komplet e panjohur...mirëpo kjo edhe gjithmonë kur rastet ka qenë më sfiduese, ma të thelluar në autizëm me mungesë komunikimi, ka pas sjellje shumë restriktive, të lëkundjeve fizike janë trajtu me terapi përmes anti-psikotikëve dhe nuk kanë pas diagnozë të autizmit”, tha ajo.
“...Mirëpo për rastet që janë funksionale, mendoj që shumë prej tyre nuk kanë qenë të vetëdijshëm që janë dhe tash kam kërkesa të ndryshme t’iu ndihmoj mos janë në spektër të autizmit, për shkak se kanë fiksime specifike dhe në vazhdimësi e bëjnë atë sjellje, kanë pas vështirësi me u socializu me i shpreh ndjenjat me të tjerët, etj...”, tha psikologia.
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/








































