Site icon Telegrafi

A mundet Marseille e Tudor ta rivalizojë PSG-në për titullin e kampionit: Deri më tani po e bën këtë gjë shumë mirë

Marseille ka fituar edhe ndaj Lille me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së shtatë të Ligue 1.

Edhe pse ishin duke humbur me golin e shënuar nga Ismaily, bardhëekaltërit u kthyen te fitorja fal golave të Alexis Sanchez dhe Samuel Gigot.

Kjo ishte fitorja e pestë me radhë për Marsillen në Ligue 1.

Në fillim shumë pak njerëz besuan tek trajneri i ri i emëruar, Igor Tudor, i cili vinte pas një viti të mirë në Serie A me Hellas Veronan.

Madje zërat për largimin e Tudor ishin të mëdhenj që në start, ku fillimisht u largua krahu i tij i djathtë Mauro Camorenesi, pastaj edhe punët me yllin e skuadrës, Dimitri Payet nuk shkonin siç duket.

Edhe rezultatet që vinin nga ndeshjet para-sezonale ishin të dobëta, duke bërë që në start të kishte shumë dyshime mbi punën e kroatit.

Afrimi i 11 lojtarëve, mes tyre emra si Alexis Sanchez, Luis Suarez, Jordan Veretout, Nuno Tavarez dhe Eric Bailly që ishin kërkesa të trajnerit, bën që të largohej ylli i sulmit Arek Milik.

Kampionati nisi me një fitore të madhe në start me rezultat 4-1 ndaj Reims, ndërsa në xhiron  dytë e morën barazimin e vetëm që e kanë aktualisht, ndaj Brest (1-1).

Pas kësaj vijën pesë fitore radhazi në kampionat, ndaj skuadrave si Nantes, Nice, Clermont, Auxerre dhe sot ndaj Lille.

Një ecuri fantastike, ku deri më tani me gjashtë fitore dhe një barazim kanë 19 pikë, aq sa ka edhe PSG, që ka golaverazh më të mirë.

Përveç emrave më lartë të përmendur, në skuadër janë edhe Matteo Guendouzi, Cengiz Under, Amine Harit, Pape Gueye, Leonardo Balerdi, Senad Kolasinac që mund ta bëjnë Marseillen të ëndërrojë.

Formacioni 3-4-2-1 i Igor Tudor deri më tani ka dal të jetë i suksesshëm, por sa do të mund t’i bëjë ballë PSG-së do të mbetet të shihet.

“Fillimi i mbarë, gjyma e punës”, mbetet të shihet se a do ta përcjell ky proverb Marseillen këtë sezon në Ligue 1. /Telegrafi/

Exit mobile version