Mediat sociale shpërthyen javën e kaluar me disa thashetheme të një sulmi masiv kibernetik të “DDoS”, kundër Shteteve të Bashkuar të Amerikës. Raportet treguan se T-mobile, gjigantët e medieve sociale dhe ofruesit e internetit, kishin probleme me shërbimin, madje dhe grupi “Hacktivism”, reagoi në Twitter për këtë polemikë.
Sipas asaj që shkruan Leeza Garber, konsulente dhe avokate e specializuar për sigurinë në internet, edhe pse këto raporte nuk u vërtetuan, sulmet e DDoS kanë ndodhur për vite me radhë.
Dhe në këtë drejtim, ajo shtron pyetjet: Çka nëse një sulm kibernetik nga DDoS, do të godiste SHBA-në gjatë pandemisë? Çka nëse sulmi do të shënjestronte strukturën prodhuese të vaksinave për COVID-19?
Siç vlerëson ajo, përcjell Telegrafi, disavantazhet e sigurisë në internet vazhdojnë të ekspozohen dhe shfrytëzohen gjatë pandemisë.
Sulmet ndaj informatave të ndjeshme janë më të ndërlikuara se kurrë më parë, pasi ato synojnë t’ju ‘sulmojnë’ me disa udhëzime se si të kryeni shërbime nga shtëpia.
Shumica prej tyre janë “kopertina të dizajnuara mirë” për qëllime të këqija, në mënyrë që t’ju vjedhin të dhënat e juaja kredenciale në email ose të dhëna të tjera personale.
Sulmi të tjera gjithashtu kanë goditur spitalet në mbarë SHBA-në, nga Kolorado në New York, duke sulmuar sistemin e të dhënave ditore derisa kriminelët oportunistë paguhen me ndonjë shumë të caktuar.
Edhe modele të tjera akademike janë duke u përdorur kundër hakerëve, shkruan më tej Garber.
Në mesin e muajit maj, vë në pah ajo, FBI dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe e Infrastrukturës, lëshoi një njoftim të përbashkët që ofroi rekomandime dhe gatishmëri ndaj përpjekjeve kineze që synuan sulmin ndaj organizatave amerikane që kryejnë hulumtime për COVID-19.
Sipas saj, kohët e fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar të lansojnë studimet e vaksinave dhe jo vetëm hulumtimet e përgjithësuara në lidhje me COVID-19.
Kështu sulmet kiberntike vazhdojnë të rriten në mënyrë të vazhdueshme ndaj qendrave akademike, ndërmarrjeve bioteknike dhe gjigantëve farmaceutikë.
Mirëpo faza tjetër e zgjidhjes së pandemisë së COVID-19 do të operojë ndryshe, duke filluar nga objektet e prodhimit.
Që nga 18 qershori, 32 vaksina do të testohen që nga faza e parë deri te e treta, përveç disa të tjerave që gjenden në fazat e hershme të studimit.
Operacioi “Warp Speed” i qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është një program që ka për qëllim përshpejtimin, zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave si dhe terapive dhe diagnozave ndaj COVID-19.
Mirëpo qëllimi i saj kryesor është lansimi i një vaksine të mundshme që nga janari.
Por, sipas Leeza Garber, fatkeqësisht nuk është e pazakontë që qendrat prodhuese të jenë shënjestër e sulmeve në internet – dhe prodhimi i vaksinave ka qenë cak i sulmeve edhe në të kaluarën.
Vetëm gjatë vitit 2017 kompania farmaceutike Merck u sulmua nga “NotPetya” për vaksinat pediatrike Gardasil, duke detyruar gjigantin e kompanisë të kërkojë njësi shtesë të këtij ilaçi nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Prodhimi i një vaksine COVID-19 paraqet një “mundësi të artë” për hakerët që kanë qëllime të këqija, qoftë për të fituar famë (me një sulm DDoS), qoftë në targetimin e informacioneve, dhe përftimeve për para.
Në një raport të fundit, Zyra e Përgjegjësisë së SHBA-së, lëshoi një azhurnim duke theksuar konstatimin se mijëra objekte kimike në të gjithë vendin, janë të ndjeshme ndaj sulmeve kibernetike, për shkak të politikave dhe procedurave të sigurisë në internet.
Sulme të ndryshme kundër kompanive të prodhimit të vaksinave tashmë janë bërë të ditura si në Izrael, Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, thekson Garber.
Andaj, vlerëson ajo, ballafaqimi me pandeminë aktuale është një detyrë gjithëpërfshirëse në nivelin lokal, shtetëror dhe kombëtar.
Dhe kjo duhet të ndodhë, edhe pse siguria në internet pa dashje mund të mos jetë në rend të parë, pasi politikanët, zyrtarët e kujdesit shëndetësore dhe qytetarët luftojnë ndaj sigurisë fizike.
Mirëpo sulmet kibernetike që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përjetuar gjatë dekadës së fundit, duhet të reflektojnë, pasi ky kërcënim ekstrem mund të bëjë kërdi fizike edhe në botën reale, shkruan ajo për Newsweek, përcjell Telegrafi.
Vetëm në muajin maj, “Cyber Peace” lëshoi thirrje për të gjitha qeveritë: “Punoni së bashku për të ndaluar sulmet në internet në sektorin e shëndetësisë”, duke iu adresuar edhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Kryqit të Kuq, politikanëve dhe akademikëve të tjerë të mirënjohur.
Garber konsideron se fushata është një iniciativë e rëndësishme, megjithëse goditjet dhe sulmet kibernetike do të vazhdojnë të shpërthejnë, dhe vigjilenca e shtuar është opsioni i vetëm.
Si përfundim, Garber shkruan se sektori i kujdesit shëndetësor, duhet të jetë ‘gardian’ në mënyrë proaktive, duke zbatuar praktikat më të mira ndërsa ecim përpara drejt një vaksine. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë është një krizë kushtetuese dhe a është SHBA në një të tillë tani?

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump ra dakord “të gjejë” më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën

Ish-mafiozi me prejardhje shqiptare, John Alite, bëhet këshilltar bashkiak në SHBA

'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

Prodhuesit e armëve amerikane “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së, shkruan Politico

Demonstrata të opozitës pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu

Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Zelensky përshkruan telefonatën me Trump – tregon "hapat e parë drejt përfundimit të plotë të luftës me Rusinë"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn