Sipas studimeve të kryera nga Universiteti Kentucky, 45% e meshkujve raportojnë se nuk ndihen të kënaqur me madhësinë e ‘shokut’ të tyre dhe duan që ta kenë më të madh.
Ndonëse disa meshkuj i drejtohen ndërhyrjeve kirurgjike për ta zmadhuar penisin dhe për ta rritur vetëbesimin e tyre, kjo nuk është gjithmonë opsioni i vetëm, transmeton Telegrafi.
Stresi dhe brengat e meshkujve për madhësinë e meshkujve kanë bërë që të krijohet një industri miliarda dollarësh për krijimin e produkteve që kinse ua zmadhojnë penisin.
Por, ju nuk keni nevojë të pini ilaçe apo të përdorni mjete të ndryshme për ta rritur atë që veçse e keni.
Para se të merrni masa drastike për ta rritur penisin, ekspertët shëndetësorë ju rekomandojnë t’i provoni fillimisht këto tri truqe:
1: Rruajuni aty poshtë – qimet e gjata e bëjnë penisin të duket më i vogël se ç’është në të vërtetë
2: Humbni peshë – Barku i trashë mbi penis e bën penisin të duket jashtëzakonisht i vogël
3: Bëhuni ‘fit’ – Kjo nuk ndihmon në zgjatjen e penisit, por formësimi i trupit jo vetëm se ju bën të ndiheni më joshës, por edhe jua përmirëson jetën seksuale në shumë mënyra.
Në fund, a ua ndien në të vërtetë femrave për madhësinë e penisit?
Epo, pavarësisht se meshkujt janë brengosur me dekada të tëra për madhësinë e penisit të tyre, femrave në të vërtetë nuk ua ndien fare. /Telegrafi/