Gergely Dudas, autor i një vizatimi ka lënë shumë njerëz gojë hapur, kur ka kërkuar nga ata ta gjejnë lëpirësen në mesin e qindra akulloreve.

I njohur nga fansat e tij edhe si Dudolf, ka shpërndarë këtë imazh në rrjetin social Facebook, ku ka kërkuar nga ata ta gjejnë lëpirësen, transmeton Telegrafi.


1 371

Dhe shumica prej tyre që e kanë marrë këtë "mision" ta qojnë deri në fund, e kishin pothuajse të pamundur ta gjejnë për faktin që kishte shumë akullore të vizatuara, dhe kishin formën pothuajse të njëjtë me lëpirësen.

2 155

Megjithatë, artisti hungarez pas disa orëve ka postuar edhe fotografinë me përgjigjen e shumëkërkuar, duke ua bërë me dije të gjithë atyre që kanë mundur ta gjejnë se duhet ta cilësojnë veten si inteligjentë. /Telegrafi/