Aventura më e re me krijesën e famshme “The Mummy”, me aktorë si Tom Cruise, Sofia Boutella dhe Annabelle Wallis, vjen në Cineplexx me 8 qershor.

filmi 5 1


Para se të shpalosim temën e re të versionit të vitit 2017, vlen të përmendet historia e filmave e mëparshëm të këtij universi.

Në vitin 1932, Universal Studios filloi françizën e gjatë të The Mummy. Filmat u përqendruan në historinë e një princi të lashtë, i cili u sollë aksidentalisht në jetë pasi u varros gjallë shumë vite më parë.

Filmi origjinal i “The Mummy” u riprodhua tri herë me karaktere të ngjashme, por gjithnjë me një histori të ndryshme. Universal Studios tani është gati për rihapjen e “The Mummy” të ardhshëm. “The Mummy” me Tom Cruise, Sofia Boutella dhe Annabelle Wallis - tregon përrallën e një princeshe 2,000 vjeçare.

Traileri na kthen mbrapa në Egjiptin e lashtë, ku një grua e re (Sofja Boutella) vret faraonin në gjumë. Gruas iu premtua se do të ishte sundimtari i tokës, por ai premtim nuk u përmbush.

Tani, ajo po kthehet në pushtet përmes një mallkimi që ajo vuri në Morton.

filmi 4

“The Mummy”, nga regjisori Alex Kurtzman, është gati të fillojë një univers të përbashkët për kompaninë Universal, e cila do të paraqet përbindëshat e ri. Javier Bardem është në bord për një film të ardhshëm Frankenstein, ndërsa Johnny Depp ka nënshkruar për The Invisible Man.

filmi 3

Gjatë natës së premierës, Cineplexx po organizon ngjarjën Premiere Night, ku do të ketë pije falas nga SOLA, si dhe kupona me vlerë prej 20 Eur nga Pierre Cardin.

Orarin e filmave mund ta gjeni KËTU. /Telegrafi/