LAJMI I FUNDIT:

Muller: Banka Botërore po investon për të përmirësuar përfshirjen financiare në epokën e digjitalizimit

Muller: Banka Botërore po investon për të përmirësuar përfshirjen financiare në epokën e digjitalizimit

Përfshirja financiare në epokën e digjitalizimit, masat e politikave që duhet të ndërmerren në kontekstin rajonal për të avancuar agjendën e përfshirjes financiare dhe ruajtur stabilitetin financiar në të njëjtën kohë, ishte temë diskutimi e sesionit të tretë të Konferencës ndërkombëtare të nivelit të lartë e organizuar nga BQK-ja në Prishtinë, me temën ”Rreziqet dhe Mundësitë në një Sektor Financiar Dinamik-Perspektiva Zhvillimore”.

Panelistët diskutuan një varg çështjesh që lidhen me shqetësimet aktuale që janë në sektorin financiar, duke nisur nga fakti se a duhet të inkurajohet sektori financiar që të jetë më aktiv në huazimin e sektorëve të pafavorizuar dhe nën shërbim, në mënyrë që të arrijmë një zhvillim më të ekuilibruar dhe gjithëpërfshirës.

Gjithashtu, u diskutua edhe për rolin e konsumatorit në rritjen e përfshirjes financiare, rolin që duhet ta kenë Agjencitë e Garantimit të Kredisë në rritjen e kreditimit dhe përfshirjes financiare etj.


Panelistë të ftuar në sesionin e tretë ishin: Cyril Muller, zëvendëspresident i Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Peter Kruschel, drejtor i Drejtoratit për Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Autoriteti Federal i Mbikëqyrjes Financiare, BaFin, Arton Celina, kryeshef ekzekutiv, Banka BPB, Helmut Wacket, shef i Divizionit, Inovacionit dhe Integrimit të Tregut nga Banka Qendrore Evropiane, pastaj Bertram Wieland nga Deutsche Bundesbank dhe Sylvia Wisniwski, drejtoreshë menaxhuese e Finance in Motion dhe këshilltare për investime në EFSE.

Në këtë sesion u diskutua për punën e Bankës Botërore për të përmirësuar përfshirjen financiare në epokën e digjitalizimit, masat që duhet të merren në kontekstin rajonal për të çuar përpara agjendën e përfshirjes financiare duke ruajtur stabilitetin financiar.

Gjithashtu, panelistët diskutuan edhe për aktivizimin më të madh të sektorit financiar në sigurimin e qasjes në financa dhe të kreditimit për të pafavorizuarit, dhe të nën shërbyerit në mënyrë që të arrihet një rritje më e balancuar dhe më gjithëpërfshirëse.

Po ashtu, përmes pyetjeve dhe përgjigjeve u diskutua edhe për gjetjen e mundësive për të përfituar nga infrastruktura e përbashkët për qasje dhe identifikim elektronik në mënyrë që të zvogëlohen kostot e transaksionit dhe të rritet vëllimin e tyre./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Ekonomi
Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Ekonomi
Kalo në kategori