Burimi: The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
A është rënia e Asadit nga pushteti një shkak për copëtimin e mëtejshëm të Sirisë? Cilat janë pasojat më të gjera për Lindjen e Mesme?
Së pari, është e rëndësishme të kuptohet dinamika e vërtetë që qëndron pas kësaj tronditjeje gjeopolitike.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, fajëson ShBA-në dhe Izraelin për rrëzimin e Bashar al-Assadit. Në fakt, presidenti Joe Biden ka marrë meritën për atë që ka ndodhur në Siri. Kjo mund të jetë pozitive për trashëgiminë e tij, por është larg së vërtetës. Në fakt, Bideni u përpoq të pengonte fushatën vendimtare të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, kundër Iranit dhe aleatëve të tij – veçanërisht Hezbollahut – i cili ishte përgjegjës drejtpërdrejt për rënien e Assadit.
Në vend të ShBA-së, “partneri” i Izraelit në përmbysjen e Assadit ishte Turqia. Nëse ka pasur ndonjë koordinim mes tyre, ne vetëm mund të spekulojmë, por ishte presidenti Recep Erdogan që nxiti Hajat Tahrir al-Shamin (HTS) – të cilin Turqia e mbështeti me Katarin – për të udhëhequr ofensivën drejt Damaskut.
E ardhmja e Sirisë do të ndikohet më shumë nga Izraeli dhe Turqia sesa nga çdo forcë tjetër. Të dy vendet janë larg të qenit vende mike, por kanë interesa të përbashkëta në fushën e sigurisë kombëtare në Siri. Deri në momentin kur Netanyahu urdhëroi shkatërrimin e pajisjeve ushtarake të Sirisë, javën e kaluar, vendi për dekada kishte përfaqësuar kërcënimin më të madh konvencional për Izraelin. Falë Assadit, Siria ishte gjithashtu rruga kryesore e furnizimit nga Irani drejt Hezbollahut në Liban.
Ndryshe nga Netanyahu, Erdogani ka plane më të gjera për Lindjen e Mesme, duke përfshirë, të paktën në imagjinatën e tij, ringjalljen e Kalifatit Osman. Ai ka lidhje të ngushta me Katarin dhe grupet xhihadiste sunite në rajon, përfshirë Hamasin dhe Xhihadin Islamik, të cilat tani mund të anojnë më shumë drejt Ankarasë teksa Irani po dobësohet – një kërcënim në rritje për Izraelin dhe shumë vende arabe teksa fuqia rajonale e Erdoganit forcohet.
Për më tepër, 3.5 milionë refugjatët sirianë në Turqi, përbëjnë një problem politik për Erdoganin, dhe ai dëshiron t’i kthejë ata në atdhe.
Por, prioriteti i tij më i lartë është t’i japë fund idesë së një rajoni autonom kurd në Sirinë veriore, të cilin ai e sheh si një kërcënim të drejtpërdrejtë për Turqinë për shkak të presioneve mbi separatizmin kurd brenda vendit të tij. Ka tregues se Erdogani po përgatitet për një ofensivë të madhe kundër kurdëve sirianë.
Megjithëse të rëndësishëm, kurdët janë vetëm një pjesë e një strukture të ndërlikuar etno-fetare të rivaliteteve dhe antagonizmave shpesh vdekjeprurës, që përfshin sunitët, shiitët, alavitët, druzët dhe të krishterët. Është e pamundur që udhëheqësi i HTS-së, Al-Julani, të jetë në gjendje të ribashkojë një vend të ndarë prej kohësh, ashtu siç nuk mundi as Assadi.
Turqia mund të ndërmarrë veprime për të shkatërruar Forcat Demokratike Siriane (SDF) të dominuara nga kurdët. Ata me siguri do të luftojnë, por e ardhmja e tyre bëhet më e pasigurt nëse presidenti Trump e realizon qëllimin e tij për të tërhequr trupat amerikane nga veriu i Sirisë, me të cilët ata janë aleatë. SDF-ja ishte kryesisht përgjegjëse për shkatërrimin e kalifatit të Shtetit Islamik në Siri. Duke luftuar kundër Turqisë për mbijetesën e tyre, ata nuk do të kenë kapacitet për të luftuar kundër ISIS-it i cili mund të rikthehet më i fortë.
Rusia – së bashku me Iranin – e mbajti Assadin në pushtet, por tani është në procesin e një rishikimi të detyruar të strategjisë së saj në Siri. Është e pamundur që Putini të jetë në gjendje të ndihmojë për të mbrojtur aleatët e tij alavitë nëse ata do të jenë në shënjestër.
Irani është tërhequr, por nuk do të heqë dorë nga planet e tij dashakeqe për Sirinë, pavarësisht nga ky dështim katastrofik. Deri tani, Teherani ka shmangur kritikat e drejtpërdrejta ndaj HTS-së dhe mund të jetë duke kërkuar të kultivojë një marrëdhënie afatgjatë ose, përndryshe, të përqendrojë përpjekjet për të destabilizuar qeverinë e re. Gjithçka është e mundur të vijë nga makinacionet cinike të ajatollahëve.
Përtej Sirisë, cilat mund të jenë pasojat e zhvendosjes së detyruar të Assadit në Rusi?
Grupet opozitare islamiste në Jordani mund të frymëzohen nga marrja e pushtetit nga Julani. Është gjithashtu e mundur që HTS-ja dhe xhihadistë të tjerë në Siri të synojnë Mbretërinë Hashemite. Qëllimi i tyre është radikalizimi islamik i Levantit. Edhe pse përkohësisht i pezulluar dhe me grupin të zënë duke treguar forcën e tij në Siri, me kalimin e kohës ky synim ka të ngjarë të rikthehet në qendër të vëmendjes.
Problemet e Amanit nuk përfundojnë këtu. Irani ka punuar prej kohësh për të destabilizuar Jordaninë dhe, pas humbjes së Sirisë, ky do të jetë prioriteti më i lartë. Izraeli, ShBA-ja dhe Britania kanë interesa për stabilitetin e Jordanisë. Izraeli, në veçanti, ka qenë mbështetës për mbretërinë dhe tani është më i përqendruar se kurrë në parandalimin e rrëzimit të Mbretit Abdullah.
Ndërsa Irani kërkon të rrëzojë mbretin, ajatollahët janë bërë më të cenueshëm. Një nga pengesat kryesore për një kryengritje kundër regjimit ka qenë lufta civile 14-vjeçare në Siri, e cila shkaktoi qindra-mijëra viktima. Opozita në Iran tani mund të inkurajohet nga dobësia e Teheranit, për shkak të sulmeve izraelite dhe nga frymëzimi i një revolte pothuajse pa gjak në Siri. Nëse administrata e ardhshme e Trumpit i lejon Izraelit të shkatërrojë programin bërthamor të Iranit në muajt e ardhshëm, kjo mund të jetë pika e kthesës që rezulton në ndryshimin e regjimit në Teheran.
Ashtu si rënia e Assadit, fundi i regjimit të ajatollahëve do të ishte një fitore për sigurinë e Lindjes së Mesme. Por, ngritja e Erdoganit, me agjendën e tij islamiste, mund të shndërrohet në sfidën tjetër madhore për këtë rajon të trazuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

JD Vance, një këshillë për ty: Grenlanda nuk shqetësohet për egon tënde të brishtë njerëzore

Nuk kam parë kurrë masa të tilla shtypëse në Stamboll: Demokracia e Turqisë po lufton për të mbijetuar

Ne, në Turqi, po i tregojmë botës se si sfidohet një udhëheqës i pandjeshëm dhe autoritar

Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Qytetari e bën “hor” kryebashkiakun e Beogradit në prezencë të ambasadorit japonez - e quan hajn

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Trump: Do të marrim Grenlandën, qind për qind - nuk e përjashtoj forcën ushtarake

Rregullat e reja të BE-së për eksport dhe import i zë “befas” bizneset në Kosovë

City ofron 100 milionë euro për transferimin e yllit të Barcelonës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler