LAJMI I FUNDIT:

Muja: Thaçi e Veseli meritojnë respekt për gjithçka që ka ndodh deri në qershor të vitit 1999

Muja: Thaçi e Veseli meritojnë respekt për gjithçka që ka ndodh deri në qershor të vitit 1999

Analisti Armend Muja thotë se duhet ndarë karriera e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit deri në vitin 1999 dhe pas këtij viti.

Muja në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se me zhvillimet e fundit që lidhen me Gjykatën Speciale dialogu i drejtuar nga Amerika ka përfunduar.

Ai thotë se tashmë edhe Grenell është tërhequr duke deklaruar se dialogu do të lidhet me çështje ekonomike ndërsa dialogun politik do ta drejtojë Bashkimi Evropian.


Analisti thotë se këto zhvillime kanë shkaktuar një ndryshim tektonik në skenën politike të Kosovës dhe tashmë do të fillojë një periudhë e re në Kosovë.

Muja thotë se pavarësisht se gjykimet do të jenë individuale, Hashim Thaçi e Kadri Veseli nuk mund të ndahen nga lufta e UÇK-së.

“Nëse dikush ka urrejtje për veprimet e tyre pas luftës nuk duhet të urrehen edhe për luftën deri në vitin 1999. Këta meritojnë respekt për gjithçka që ka ndodh deri në qershor të vitit 1999. Mendoj se ky duhet të jetë edhe një qëndrim shoqërorë. Mirëpo pastaj ne duhet të jemi të lirë ta gjykojmë këtë pjesën tjetër [pas vitit 1999]. Ti Gjykojmë edhe veprimet e tyre në qeverisje. Të jesh luftëtarë i mirë nuk do të thotë se je edhe politikan i mirë”, tha ndër të tjera Armend Muja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori