LAJMI I FUNDIT:

​Muja: Kriza energjetike, rezultat i mungesës së vizionit afatgjatë dhe strategjisë për energjinë

​Muja: Kriza energjetike, rezultat i mungesës së vizionit afatgjatë dhe strategjisë për energjinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja u shpreh se kriza energjetike me të cilën po kalon vendi ka ardhur si rezultat i mungesës së vizionit afatgjatë për strategjinë për energji.

Derisa u shpreh se mbështesin qeverinë në masat që ka ndërmarrë për tejkalimin e kësaj situate, Muja theksoi se ditëve të fundit vërehet stabilizim i çmimit të energjisë dhe furnizimit me energji.

“Kjo gjendje që po kalon vendi është rezultat i mungesës së vizionit afatgjatë dhe strategjisë për energjinë në të njëjtën kohë dhe dështimi i Kosovës dhe akterëve institucional për të miratuar plane afatgjate për bilance në energji. Situata energjetike në vend është përkeqësuar në saje të rënies së kapacitet gjenerues të njërit nga blloqet e Kosovës ‘B’ dhe vështirësive për të blerë energji nga importi e cila duket që gjatë dhjetorit është dhjetëfishuar në çmim”.


“Ne dëshirojmë të nënvizojmë edhe të mbështesim masat e marra nga Qeveria Kurti për të siguruar dhe parandaluar shtrenjtimin e energjisë elektrike gjatë verës deri në nëntor dhe njëkohësisht mbështesim përpjekjet për rikthim të bllokut ‘B2’ sa më shpejt që është e mundur. Ka shenja që ditëve të fundit është duke u stabilizuar edhe çmimi i importit dhe furnizimi, por është evidente që për shkak të vështirësive teknike në rrjetin e shpërndarjes ka ende qytete ose lokalitete që kanë vështirësi në qasjen e energjisë elektrike”, theksoi ai.KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori