LAJMI I FUNDIT:

Muja: Edhe nëse bëhen bashkë LDK, PDK, AAK nuk do të mund ta zgjedhin presidentin pa Listën Serbe

Muja: Edhe nëse bëhen bashkë LDK, PDK, AAK nuk do të mund ta zgjedhin presidentin pa Listën Serbe

Analisti Armend Muja thotë se partitë që po qeverisin kanë menduar se liberalizimi i vizave do t’i shpëtonte nga humbja në zgjedhje.

“Këta kanë menduar se me liberalizimin e vizave të rinjtë do të ikin jashtë vendit dhe ata do të fitojnë në zgjedhje. Por kjo strategji iu ka dështuar”, tha ai, në “Debat Plus”.

Muja thotë se do të jetë shumë e vështirë që të bëhen votat për të zgjedhur presidentin.


“Edhe nëse e votojnë të gjithë deputetët e LDK-së, PDK-së, AAK-së e komuniteteve tjera jo shumicë prapë nuk mjaftojnë. Janë votat e Nismës e AKR-së që nuk dihet nëse janë. Janë votat e Listës Serbe. Pra Lista Serbe duhet të qëndrojë në Kuvend për të qene votimi valid”, tha Muja, përcjell Telegrafi.

Analisti thotë se Haradinaj e ka kuptuar se ka një afrim mes LDK-së dhe PDK-së.

“Për këtë arsye Haradinaj thotë se nëse ai do të votonte një tjetër president, LDK-ja dhe PDK-ja do ta largonin nga qeveria”.

Muja thotë se megjithatë te një pjesë e deputetëve ekziston frika se nëse shkohet në zgjedhje ata nuk do të zgjidhen më.

“Prandaj ata do të ishin të gatshme të shkonin në zgjedhje pa problem në tetorin e vitit të ardhshëm bashkë me zgjedhjet lokale”, tha ndër të tjera Armend Muja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Kalo në kategori