LAJMI I FUNDIT:

Muja: Çdo përpjekje për t’ia marrë Albin Kurtit postin e kryeministrit do të shkaktonte trazira

Muja: Çdo përpjekje për t’ia marrë Albin Kurtit postin e kryeministrit do të shkaktonte trazira

Profesori universitar Armend Muja ka komentuar mesazhin që ka dhënë Vjosa Osmani sot për aktualitetin e zgjedhjeve.

Muja, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Vjosa la të kuptohet se ajo është e gatshme të shkojë në koalicion me Albin Kurtin pa insistuar në postin e kryeministrit.

Ai ka thënë se Vjosa ka qenë parimore në këtë qëndrim duke shtuar se ky duhet të jetë një standard që duhet të vendoset në Kosovë që partisë së parë i takon posti i kryeministrit, përcjell Telegrafi.


Profesori universitar ka thënë se ka pasur zëra brenda LDK-së që të kushtëzohet Vetëvendosje si në kohën e PDK-së me postin e kryeministrit.

“Çdo përpjekje për t’ia marrë postin e kryeministrit Albin Kurtit do të shkaktonte jo vetëm rrënim e trazira por do t’ia rriste edhe më tej popullaritetin Vetëvendosjes”.

Ai thotë se kjo nuk është paralele e duhur pasi thotë që freskia e Vetëvendosjes nuk krahasohet me një PDK që kishte kohë në pushtet në atë kohë.

Muja thotë se rezultatet e zgjedhjeve do të kenë ndikim edhe në LDK or edhe në PDK pasi sipas tij votuesi po kërkon një politikë tjetër./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Liga e Kampionëve
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Hidhet shorti në Ligën e Evropës, mësohen kundërshtarët e 1/8-tës

Hidhet shorti në Ligën e Evropës, mësohen kundërshtarët e 1/8-tës

Liga e Evropës
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Kalo në kategori