LAJMI I FUNDIT:

Muhaxheri: VV dhe LDK janë marrë vesh edhe para zgjedhjeve që presidenti dhe kryetari i Kuvendit i takojnë partisë së dytë në koalicion

Muhaxheri: VV dhe LDK janë marrë vesh edhe para zgjedhjeve që presidenti dhe kryetari i Kuvendit i takojnë partisë së dytë në koalicion

Kryetari i Pejës, njëkohësisht aëtari i kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka treguar arsyet pse sipas tij LDK-së i takon posti i presidentit.

Muhaxheri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se deri më 26 dhjetor koalicioni mes Vetëvendosjes dhe LDK-së do të arrihet, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se posti i presidentit nuk do të ishte dashur të jetë problematik, por deri më tani doli të jetë.


Muhaxheri ka thënë se marrëveshja mes VV-së e LDK-së duhet të realizohet në komplet pakon qeverisëse ky hyn edhe posti i presidentit.  Ai ka thënë se postit i presidentit i takon LDK-së “për të pasur një balanc të pushtetit”.

Sipas tij,  edhe në marrëveshjen që është paraparë para zgjedhjeve, është llogaritur që kryeministri i takon të parit ndërsa presidenti dhe kryetari i Kuvendit i takojnë partisë së dytë.

“Tash kemi hyrë në një garë ku Vetëvendosje është një për qind para nesh. Por ne jemi partnerë të barabartë të një qeverisje të ardhshme. Ne kemi menduar se do të ndërtojmë partneritet për dy mandate me Vetëvendosjen”, tha Muhaxheri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori