LAJMI I FUNDIT:

Muhaxheri: Investimet gjatë mandatit tim në Pejë – më të mëdhatë që nga koha e partizanëve (Video)

Muhaxheri: Investimet gjatë mandatit tim në Pejë – më të mëdhatë që nga koha e partizanëve (Video)

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri – i cili është duke e synuar edhe mandatin e dytë në krye të kësaj komune – ka thënë se për katër vite me radhë ka bërë investimin më të madh – “që nga koha e partizanëve, respektivisht që nga viti 1944”.

Në një intervistë në TV Rrokum, ai tha se projekti Borea është duke u bërë realitet, ndërsa premtoi se në dhjetorin e vitit të ardhshëm aty mysafirët mund të nis skijim.

Kandidati i LDK-së për Pejën shtoi se ka realizuar 987 projekte, ku veçoi investimet në infrastrukturë (sipas tij, 307 kilometra rrugë në 62 vendbanime).


“Para mandatit tim, Peja kishte vetëm 279 kilometra rrugë”, tha ai. “Nga trupat ndriçues kemi arritur të vendosim 5,656 prej tyre – dy herë më tepër se në të kaluarën. Ndërsa, sa i përket kanalizimeve janë ndërtuar 60,000 metra. E, po aq punë e mirë është bërë edhe me rregullimin e infrastrukturës te Çarshia e Gjatë dhe Muri i Lumit, tha Muhaxheri”.

Muhaxheri ka përmendur edhe investimet në arsim, ku specifikoi ndërtimin e tri shkollave të mesme. Ndërkaq, kur është fjala te turizmi, deklaroi se është shumëfishuar numri i turistëve, falë investimeve në projektet si: Via Ferrata, Bukuroshja e Fjetur, Shtegu i Shëndetit etj.

“Bujqësia do të mbetet priroritet edhe në mandatin e radhës, meqë kemi bazë të mirë”, tha ai duke shtuar se gjatë mandatit të tij të dytë Peja do të jetë lider ekonomik në Kosovë. /Telegrafi/

https://youtu.be/Ho9Uc0VzjiI

Në trend

Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Magazina
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori