LAJMI I FUNDIT:

Muharremi: Qytetarët dhe organizatat nuk po arrijnë me i dërgu komentet te ZRrE-ja, emaili nuk po iu funksionon

Muharremi: Qytetarët dhe organizatat nuk po arrijnë me i dërgu komentet te ZRrE-ja, emaili nuk po iu funksionon

Sot është dita e fundit ku qytetarët dhe organizatat mund të dërgojnë ankesat dhe komentet e tyre lidhur me paralajmërimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 15 për qind.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharremi ka reaguar sot, duke thënë se po pranon përsëri mesazhe nga qytetarët, profesionistët dhe organizatat të cilët nuk po arrijnë me i dërgu komentet dhe reagimet e tyre te ZRRE.

“Tani po pranojmë përsëri mesazhe nga qytetarët, profesionistët dhe organizatat të cilët nuk po arrijnë me i dërgu komentet dhe reagimet e tyre te ZRRE. Email i tyre që duhet me i pranu konsultimet NUK PO FUNKSIONON. Kjo sot nuk është hera e parë që sistemi është i bllokuar nuk pranon reagimet konstruktive dhe profesionale.


Kjo e komprometon procesin e konsultimit nga ZRRE.. i cili aktualisht është i bllokuar. Gjithashtu i konfirmon dyshimet që rregullatori nuk ka qenë transparent dhe nuk ka treguar vullnet me dialogu me publikun për vendimet e tyre”, shkruan ai.

ZRrE-ja: Ende nuk është marrë vendim për rritjen e tarifave të energjisë, sugjerimet dhe komentet mund të bëhen edhe sot
Lexo po ashtu ZRrE-ja: Ende nuk është marrë vendim për rritjen e tarifave të energjisë, sugjerimet dhe komentet mund të bëhen edhe sot

Tutje, Muharremi thekson se Zyra e Rregullatorit duhet të përgatitet më mirë për konsultime.

“Nëse njerëzit vazhdojnë me dërgu fakte që reagimet e tyre nuk po pranohen, ZRRE duhet me përsëritë procesin e konsultimeve. Gjithashtu duhet me organizu sesione informative cilësore me publikun dhe gazetarët për me i njoftu rreth propozimeve të tyre”, shkruan Muharremi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
“Shpresojmë që partitë opozitare do ta bëjnë qeverinë”, Qalaj: Bashkëpunimi me LVV-në nuk diskutohet

“Shpresojmë që partitë opozitare do ta bëjnë qeverinë”, Qalaj: Bashkëpunimi me LVV-në nuk diskutohet

Politikë
Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Lajme
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Më 14 prill fillon

Më 14 prill fillon "One Stop Shop" në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Lajme
Ushtarë amerikanë të KFOR-it zhvillojnë trajnim me mitralozë në Gjakovë

Ushtarë amerikanë të KFOR-it zhvillojnë trajnim me mitralozë në Gjakovë

Siguri
Kalo në kategori