LAJMI I FUNDIT:

Muharremaj: Në Suharekë vetëm 12 raste aktive me COVID-19, u importuan nga Universiteti i Prizrenit

Muharremaj: Në Suharekë vetëm 12 raste aktive me COVID-19, u importuan nga Universiteti i Prizrenit

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, ka treguar se në këtë komunë janë 12 raste aktive me coronavirus.

Muharremaj në RTV Dukagjini ka thënë se këto raste lidhen më infektimet në Universitetin e Prizrenit dhe qendrën shëndetësore në Mamushë.

“Momentalisht janë të prekur gjashtë fshatra me nga një apo dy persona”, tha ai, përcjell Telegrafi.


I pari i Suharekës thotë se është marrë vendim që nga fillimi i këtij muaji të gjithë qytetarët të përdorin maska dhe doreza edhe nëse dalin në shëtitje.

“Në total nga fillimi i pandemisë në Komunën e Suharekës janë paraqitur 54 raste me coronavirus”.

Muharremaj thotë se deri më tani asnjë infektim burimor nuk ka dalë nga Komuna e Suharekës por të gjitha rastet janë importuar nga komunat tjera.

I pari i Suharekës thotë se prej dy muajsh nuk janë paraqitur raste të reja deri në momentin kur është hapur Universiteti i Prizrenit nga i cili thotë se janë importuar rastet e reja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori