Muhammad Ali: Pesë gjërat që nuk i keni ditur për legjendën e boksit

Shumë pak gjëra janë shkuar për Muhammad Alië sa ishte gjallë.
Një legjendë boksi që shkoi përtej sportit të tij. Tre herë kampioni i botës është një nga sportistët që nuk do të harrohet për aq vite sa njerëzimi të egziston.
Por, disa gjëra mbeten ende të pazbuluar për Alin, por biografi dhe miku i tij Davis Miller i zbuloi disa për CNN. Ndërsa më poshtë keni pesë më interesantet.
1 – Ai e ka ndryshuar emrin më shumë se një herë
Njeriu, miti, legjenda…emri. Dihet që Cassius Clay vendosi të ndryshojë emrin e tij në Muhamed Ali pas konvertimit të tij në mysliman, por shumë pak dinë për planet e tij për një tjetër emër. Në fillim ai mori emrin Cassius X, në nder të Malcolm X, por ishte lideri politik Elijah Muhammad që i dha përfundimisht emrin Muhamed Ali.
2 – Ai ishte sufist (sufizmi: një dimension mistik i brendshëm i islamit)
Më parë, ai ishte i përfshirë në qëllime militante të Kombit të Islamit, por më vonë ai kaloi në një sekt më mistik islam. Në vitin 2005 ai njoftoi se ishte Sufi, duke thënë se nga të gjitha sektet e islamit ai e ndjente veten më afër me sufizmin.
Sufizmi është ndoshta sekti më paqësor i çdo minoriteti fetar. Sipas tyre nëse dëmton një person dëmton gjithë njerëzimin.
3 – Atij iu desh të luftonte i lënduar gjatë rikthimit të tij të madh
Ai do të shkonte për të bërë një rikthim të suksesshëm në ring, duke e hedhur nokaut që në raundin e tretë. Por ndeshja edhe mund të anullohej, pasi Ali kishte frakturë në një nga brinjët e tij.
Pra luftoi i dëmtuar.
4 – Sëmundja e Parkinsonit i ka mësuar atij mënyra të reja për të komunikuar
5 – Një magjistar amator
Ali gjithashtu bënte disa truke të vogla, numra shpejtësie. Ai i surprizonte vizitorët si prestigjator amator që ishte. Arrinte të zhdukte shallin e kuq në dorë, ose një monedhë të vogël. / Tirana Observer/





















































