Mucunski: Integrimi në BE po sfidohet nga çështje dypalëshe

Në kuadër të vizitës së tij në Uashington, ministri i jashtëm Timço Mucunski në një organizim të Këshillit Atlantik ka folur për prioritetet kryesore të politikës së jashtme të shtetit, duke nënvizuar përkushtimin për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe rolin aktiv të shtetit si partner i besueshëm i sigurisë në kuadër të NATO-s dhe rajonit.
Sipas komunikatës së Ministrisë së jashtme, ai është ndalur edhe në aspiratatat e shtetit për anëtarësim në BE dhe pengesat që po e shoqërojnë këtë rrugëtim.
“Në kontekstin e integrimit evropian, Mucunski riafirmoi përcaktimin strategjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke theksuar sfidat që lidhen me çështjet dypalëshe dhe nevojën për një proces zgjerimi të besueshëm dhe të parashikueshëm. Gjithashtu, u theksuan prioritetet për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, si dhe rëndësia e partneritetit transatlantik në përballimin e sfidave bashkëkohore të sigurisë dhe gjeopolitikës,” - thuhet në komunikatën e Ministrisë së jashtme.
Në kaudër te dialogut stategjik me Amerikën, impuls i ri edhe për sigurinë kibernetike dhe transformimin digjital.
Ministri Andonovski njofton thellimin e partneritetit në fushat kyçe të infrastrukturës digjitale.
“Presim një fazë të re bashkëpunimi, që do të nënkuptojë forcimin e kapaciteteve institucionale, mbrojtje më të mirë të infrastrukturës kritike digjitale, mbështetje në zhvillimin e kapaciteteve të avancuara kibernetike si dhe shkëmbim të ekspertizës me partnerë ndërkombëtarë të nivelit të lartë. Ky është edhe një konfirmim se transformimi digjital dhe siguria janë lart në agjendë”, - njofton ministri i tranformimit digjital, Stefan Andonovski.



















































