Muaremi: Policia Financiare ka hapur hetim për bankën "Eurostandard"

Drejtori i Policisë Financiare Arafat Muaremi, thotë se kanë hapur para-hetim për bankën "Eurostandard".
Muaremi në një intervistë për TV24, tha se ata kanë indikacione serioze të keqpërdorimit të fondeve evropiane, të dhëna nga ish-drejtoresha Lidija Dimova për Agjencinë Evropiane të Arsimit.
"Për herë të parë do ta them publikisht se Drejtoria e Policisë Financiare vepron, pra është në fazën e para-hetimit për bankën Eurostandard dhe në atë pjesë më shumë nuk mund të them, por nga vetë momenti i sqarimit publik se Banka Eurostandard hynë në falimentim, te ne është pranuar padi dhe është marr urdhër nga Prokuroria Publike dhe veprohet”, tha Muaremi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































