LAJMI I FUNDIT:

Muaj apo javë: Raportime të reja nga Anglia se sa pritet të mungojë Nkunku te Chelsea

Muaj apo javë: Raportime të reja nga Anglia se sa pritet të mungojë Nkunku te Chelsea

Christopher Nkunku psëoi një lëndim në gju në një miqësore kundër Dortmundit dhe kjo i shqetëson tifozët e Chelseat.

Francezi është vendosur shpejt si një nga lojtarët kryesorë në parasezon dhe humbja e tij do të ishte një goditje.

Chelsea Source, një llogari në Twitter që pretendon se është një person i brendshëm i klubit, i ka hedhur benzinë ​​zjarrit. Ai thotë se lëndimi i sulmuesit është i rëndë dhe ai do të mungojë ‘për disa muaj’.


Parashikim nga Opta: Kush shpallet kampion, kush luan në Evropë, kush përfundon në mesin e tabelës dhe kush bie nga Liga Premier
Lexo po ashtu Parashikim nga Opta: Kush shpallet kampion, kush luan në Evropë, kush përfundon në mesin e tabelës dhe kush bie nga Liga Premier

Kjo ka shkaktuar bujë në mesin e tifozëve blu duke ankuar për ‘mallkimin e lëndimit të lojtarëve të Chelsea’. “Rekordi ynë i lëndimeve për sezonin 23/24 fillon para se të goditet një top. Të mallkuar!”, shkroi një tifoz në Twitter.

Megjithatë, nuk është aq keq sipas Nizaar Kinsellas. Gazetari thotë se mjekët e Chelseat janë ‘optimistë’ se Nkunku ka ‘shmangur një lëndim të rëndë’ dhe do të mungojë ‘për javë e jo për muaj’.

Megjithatë , ai do të humbasë ndeshjen hapëse të Chelseat në Ligën Premier, apo më mirë të thuhet derbin ndaj Liverpoolit që zhvillohet këtë të diele. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori