LAJMI I FUNDIT:

MSH Maqedoni vendos masa për shkak të temperaturave të larta, lirohen nga puna gratë shtatzëna dhe të moshuarit

MSH Maqedoni vendos masa për shkak të temperaturave të larta, lirohen nga puna gratë shtatzëna dhe të moshuarit
Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se për shkak të paralajmërimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, gjatë pesë ditëve të ardhshme Maqedonia do të përfshihet në temperatura të larta 29.07 – 01.08 dhe do të ndodhet në fazën e portokalltë. Për këtë fazë, siç sqarojnë nga MSH, vlejnë rekomandime për uljen e rreziqeve nga temperaturat e larta për personat që ndodhen në hapësirë të hapur, shtëpi, në vendet e punës, në liqene, lumenj, pishina ose në mal.

Sipas informacioneve të DHP-së, gjashtë rajone të Maqedonisë do të vendosen në fazën e portokalltë, ndërsa rekomandimet e Qeverisë do të vlejnë nga dita e mërkurë deri ditën e diel.

Këto janë rekomandimet:


Lirimi nga puna për grupet më të rrezikuara siç janë gratë shtatzëna dhe personat mbi 6 vjet

Në çerdhe të mos praktikohet aktiviteti fizik dhe të mos nxirren fëmijët në hapësira të hapura nga ora 11:00 deri në ora 17:00

Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Punë Sociale të kenë qasje më aktive dhe të japin ndihmë të vetmuarve, të moshuarve dhe të pastrehëve./Telegrafi/