Phoenix Suns janë skuadra e parë finaliste në NBA.

Senzacioni i këtij viti në elitën e basketbollit amerikan ka arritur që ta fitojë edhe ndeshjen e katërt në finalen e Konferencës së Perëndimit.


Kësisoj pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara me Los Angeles Clippers në finalen e Konferencës, Suns kalojnë tutje me katër fitore e dy disfata.

e5eb4b8f bceb 441f bf1d 65a50e19d140 GTY 1326375900 scaled

Në ndeshjen e gjashtë, Suns fituan me 27 pikë epërsi te Clippers 103:130.

Chris Paul ishte i jashtëzakonshëm në këtë duel me 41 pikë, katër kërcime e tetë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Devin Booker që shtoi 22 pikë, shtatë kërcime e katër asistime.

chris paul scores 41 as suns win west eliminate clippers

Suns në finalen e madhe të NBA do të presin fituesin e ndeshjes Atlanta Hawks - Milwaukee Bucks.

/Telegrafi/

telegrafi sport app