LAJMI I FUNDIT:

Mr. Rex tani me kreacionet e tij edhe në Gjermani

Mr. Rex tani me kreacionet e tij edhe në Gjermani
Foto: Mr Rex/Instagram

Stilisti i njohur shqiptar, Rexhep Zylfiu, i njohur si Mr Rex, tashmë ka depërtuar edhe në tregun evropian me kreacionet e tij.

Duke parë tregun dhe nevojën e paraqitur, ai ka hapur një dyqan të ri në Mynih të Gjermanisë.


Ai ka publikuar në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram një video, nga momenti i inaugurimit të dyqanit të ri.

Mr. Rex thotë se ndjehet i emocionuar që kreacionet e dizajnuara nga ai, tani shiten edhe në shtetin gjerman.

“Le të bëjmë një shëtitje në dyqanin e ri në Mynih, Mr Rex Fashion i vendosur në qendër të qytetit / për shkak të situatës pandemike po punojmë vetëm me takime – ose mund të porosisni në të gjithë botën përmes internetit”, ka shkruar stilist në një postim në Instagram.

Mr. Rex përndryshe njihet si stilist i një numër të madh të fytyrave publike në vend, kryesisht artistë të shumtë nga estrada. /Telegrafi/