LAJMI I FUNDIT:

Nga anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL fitojnë të gjithë, MPJ iu bën thirrje shteteve anëtare të votojnë pro Kosovës

Nga anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL fitojnë të gjithë, MPJ iu bën thirrje shteteve anëtare të votojnë pro Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme ri-thekson qëndrimin e saj zyrtarë se procesi i anëtarësimit të Republikës së Kosovës në INTERPOL i kontribuon fuqishëm rritjes së efikasitetit të bashkëpunimit fqinjësor, rajonal dhe ndërkombëtar në parandalimin dhe luftimin e krimit-transnacional dhe paralelisht me këtë ndihmon në forcimin e sigurisë dhe ruajtjen e rendit ndërkombëtarë.

Ministria e Punëve të Jashtme është thellësisht e bindur se ky proces i shërben jo vetëm interesit kombëtar të shtetit të Kosovës dhe shtetasve të saj, por edhe të gjitha shteteve anëtare të kësaj organizate dhe shtetasve të tyre.

Në mbështetje të kësaj MPJ konsideron se nga anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL do të fitojnë të gjithë shtetet anëtare dhe shtetasit e tyre, ndërsa humbës do të jetë vetëm krimi-trasnacional.


“Republika e Kosovës, respektivisht organet e saj të rendit dhe Ligjit në dhjetë vjeçarin e tyre të ekzistencës si shtet kanë demonstruar profesionalizëm të lartë dhe kanë marrë vlerësime të mëdha në kryerjen e suksesshme të operacioneve të përbashkëta trans-nacionale si me INTERPOL-in dhe Organizata të tjera, ashtu edhe si një anëtarë serioz, kredibil dhe i përkushtuar ndërkombëtarë në Koalicionin Koalicionin Global në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit”, thuhet në njoftim.

Ministria e Punëve të Jashtme thekson se i ka prezantuar me kohë argumentet e saj bindëse ligjore dhe profesionale të gjitha shteteve anëtare në mbështetje të anëtarësimit të vendit në këtë Organizatë dhe i bën thirrje edhe njëherë të gjitha shteteve anëtare, që të votojnë në favor të rritjes së efikasitetit të bashkëpunimit fqinjësor, rajonal dhe ndërkombëtar në parandalimin dhe luftimin e krimit-transnacional, respektivisht anëtarësimit të  Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
​Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

​Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
​Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

​Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Lajme
​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Lajme
Kalo në kategori