MPJ Maqedoni sqaron qëllimin e deklaratës unilaterale për gjuhën maqedonase

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka dalë me kumtesë në lidhje me deklaratën unilaterale të RMV-së për gjuhën maqedonase.
Nga MPJ thonë se deklarata e paraqitur në konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, ka për qëllim të sigurojë përdorimin e formulimit të pastër për gjuhën maqedonase, pa asnjë shpjegim, shtesë ose fusnotë në dokumentet e Këshillit të BE-së.
“Në këtë funksion, me këtë deklaratë komunikohet pozicioni ynë, i përcaktuar në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjuhën maqedonase si gjuhë zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjithë territorin e shtetit dhe në marrëdhëniet e saja ndërkombëtare. Deklarata përmban pjesë relevante të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të 29 korrikut 2021 dhe konkluzionet nga seanca e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të 16 korrikut 2022”.
“Në përputhje me formatin e deklaratës unilaterale, është dhënë një përmbledhje e shkurtër lidhur me kodifikimin e gjuhës letrare maqedonase dhe bazën e saj në zhvillimin specifik të dialekteve që janë marrë për bazë për kodifikim dhe që janë përhapur në territorin e Republikës së sotme të Maqedonisë së Veriut, dhe këto janë të folmet qendrore të dialektit maqedonas perëndimor, respektivisht të folmet e boshtit Manastir – Prilep – Veles – Kërçovë. Për shkak të kufizimeve lidhur me formatin dhe qëllimit të deklaratës së njëanshme, janë përmendur vetëm disa informacione dhe të dhëna që lidhen me vazhdimësinë gjuhësore, hapësinore dhe kohore të gjuhës maqedonase e cila ndër shekuj është rritur, zhvilluar dhe ngritur në gjuhë mbidialektore nacionale standard të popullit maqedonas si dhe vendin e saj të rëndësishëm në sllavistikën dhe shkencën gjuhësore”.
“Kujtojmë se Korniza negociuese për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, e cila u miratua nga Këshilli i BE-së më 18 korrik 2022, është dokumenti i parë i Këshillit të BE-së, i cili përmban formulimin e qartë për gjuhën maqedonase. Siç ishte theksuar nga Komisioni Evropian, së shpejti do të lidhet Marrëveshja për statusin e Fronteksit me dispozitë gjuhësore, në të cilën përveç 24 gjuhëve zyrtare të BE-së do të përmendet edhe gjuha maqedonase. Marrëveshja për statusin e Fronteksit do të jetë marrëveshja e parë bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian që do të përmbajë dispozitë gjuhësore standarde me përfshirjen e gjuhës maqedonase”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Në fund shtojnë se të gjitha dokumentet e ardhshme të Bashkimit Evropian ku do të duhet të përmendet gjuha maqedonase, në formën e tyre të plotë juridike, politike dhe administrative do të garantojnë pozitën e barabartë të gjuhës maqedonase dhe përdorimin e saj pa shpjegime, shtesa apo fusnota./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë