LAJMI I FUNDIT:

MPJ bullgare: Deklaratat publike që ofendojnë Maqedoninë e Veriut nuk janë qëndrim zyrtar i Bullgarisë

MPJ bullgare: Deklaratat publike që ofendojnë Maqedoninë e Veriut nuk janë qëndrim zyrtar i Bullgarisë

Deklaratat publike që ofendojnë ose provokojnë Maqedoninë e Veriut janë absolutisht të papranueshme dhe kundërproduktive dhe nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të shtetit bullgar dhe nuk mund të interpretohen si të tilla, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme bullgare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ministria konfirmon qëndrimin e saj kategorik se politikanët dhe figurat publike nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë një rol të përgjegjshëm në ndërtimin e besimit dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore midis dy vendeve si dhe në uljen e tensioneve në publik.

“Duke marrë parasysh historinë e përbashkët që lidh të dy vendet, përkujtimi i ngjarjeve dhe personaliteteve të përbashkëta historike, siç është përvjetori i vdekjes së Mara Bunevës, duhet të çojë në forcimin e besimit dhe fqinjësisë së mirë”, thuhet në deklaratën e MPJ-së bullgare.


Sipas Ministrisë, siç njofton “BTA”, në të njëjtën kohë, jo më pak të rrezikshme për marrëdhëniet dypalëshe janë edhe apelet e “partive margjinale në Maqedoninë e Veriut kundër politikanëve dhe figurave publike bullgare që mbrojnë të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut dhe projektet e afrimit të njerëzve mes dy vendeve”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori