MPB: Të rreme ishin denoncimet për bomba në dy shkolla private dhe një muze në Shkup

Kompanitë në komunën Qendër, bisedë informative me MPB-n Kompanitë në komunën Qendër, bisedë informative me MPB-n
Sot në mëngjes, në dy shkolla private dhe një muze në Shkup kanë arritur emaile që raportonin për bomba të vendosura në objektet e tyre, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).
Kontrollet policore kanë treguar se bëhet fjalë për njoftime të rreme.
“Pasi sot në orën 9:00 u raportua se në adresat elektronike të dy shkollave private dhe muzeut në Shkup kishin arritur emaile për gjoja bomba të vendosura, menjëherë u ndërmorën masat dhe aktivitetet e duhura, u kryen kontrollet e nevojshme dhe u konstatua se bëhet fjalë për njoftime të rreme", thonë nga SPB Shkup.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































