Pas një periudhe të gjatë pa lajme në lidhje me jetën personale të reperit të njohur Mozzik, duket se ka ardhur një zhvillim i ri dhe intrigues.
Reperi, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes pas ndarjes me Loredana Zefin, ka ruajtur një profil të ulët sa i përket jetës së tij sentimentale, duke lënë hapësira për spekulime dhe thashetheme të ndryshme.
Megjithatë, sipas burimeve të Prive, Mozzik nuk është më beqar. Në të vërtetë, ai ka nisur një kapitull të ri të dashurisë.
Bëhet fjalë për një lidhje të cilën ai ka preferuar ta mbajë larg syve të mediave, por që tani është konfirmuar se ka në zemër dikë të veçantë.
E dashura e re e Mozzik është Lotina Haziri, e bija e Lutfi Hazirit. Pavarësisht se nuk ka pasur konfirmim zyrtar nga të dy të përfshirët, burimet e Prive flasin për një lidhje që është e vërtetë dhe e fortë.
Lotina, e njohur për jetën e saj private dhe larg vëmendjes së medias, tashmë është nën vëzhgimin e fansave dhe ndjekësve të Mozzik, të cilët janë të etur për të mësuar më shumë rreth saj dhe lidhjes së saj me reperin. /Telegrafi/