LAJMI I FUNDIT:

Mourinhos i vije keq për Empolin: Nuk luajtëm për të fituar 7-0

Mourinhos i vije keq për Empolin: Nuk luajtëm për të fituar 7-0

Roma ka marrë fitoren e parë në këtë edicion të Serie A, pasi ka mposhtur Empolin me rezultat 7-0.

Ka qenë fitorja e parë e Giallorosëve këtë edicion dhe atë duke shënuar plot shtatë gola ndaj Empolit të fundit në tabelë.

Megjithatë trajneri i Romës, Jose Mourinho ka thënë se nuk luajtën në atë mënyrë për të fituar 7-0, teksa ka deklaruar ndër të tjera se i vije keq për Empolin.


“Duhet të mendoj ndryshe. Ne luajtëm mirë, por jo për të fituar 7-0. Është diçka që ndodh, nuk është se luan për të fituar me një rezultat si ky”.

Çmendet Roma, shënon shtatë herë ndaj Empolit në fitoren e parë në Serie A
Lexo po ashtu Çmendet Roma, shënon shtatë herë ndaj Empolit në fitoren e parë në Serie A

“Kemi luajtur një ndeshje të mirë, jo me uniformitet, por me shume ulje-ngritje. Në nivel fizik mund të shohësh që ka lojtarë që nuk kanë kushtet për të luajtur një ndeshje 90 minutëshe”.

“Rezultati 7-0 ndodh. Më vjen keq për Empolin, por ky është futboll dhe ndonjëherë ndodh”, u shpreh Mourinho.

Tutje ‘Special One’ ka deklaruar se nuk i intereson goli i parë i Lukakut, pasi primarë për të është skuadra.

Dybala i etur për të vazhduar kontratën me Romën
Lexo po ashtu Dybala i etur për të vazhduar kontratën me Romën

“Nuk ishte e rëndësishme për mua, ndoshta ishte për të. Më intereson skuadra, nëse ai shënon apo jo nuk ndryshon asgjë për mua”.

“Më intereson që ai t’i japë një profil tjetër skuadrës, duhet të mësojmë, për të luajtur më mirë me të dhe ai me ne”.

“Ne kemi nevojë për t’u përmirësuar dhe sot nga pankina pashë gjëra që nuk më pëlqyen. Unë po flas për ekipin, jo për Romelu”, deklaroi Mourinho. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Premier League
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Kalo në kategori