Mourinho thumbon trajnerin e Galatasarayt pak ditë pas incidentit që bëri bujë

Jose Mourinho ka thyer heshtjen e tij pasi u dënua me tri ndeshje pasi e kapi për hunde trajnerin e Galatasarayt, Okan Buruk.
Tekniku portugez mori një dënim prej tri ndeshjesh nga Federata Turke e Futbollit për përplasjen fizike me trajnerin e Galatasarayt.
Pasi Fenerbahce u eliminua nga Superkupa e Turqisë, Mourinho shkoi në drejtim të trajnerit Burak dhe e kapi atë për hunde, me këtë të fundit që u rrëzua pastaj në tokë.
Me të mësuar dënimin për këtë gjest, ish-trajneri i Real Madridit foli edhe një herë tjetër për incidentin duke thënë se Buruk bëri një skenë ‘Hollywoodi’.
Federata Turke e Futbollit raportohej se fillimisht kishte eksploruar mundësinë e dënimit prej 10 ndeshjes për 62-vjeçarin, por pastaj vendosën ta reduktojnë masën e dënimit pasi pranuan se ai fillimisht ishte provokuar nga Buruk me të përfunduar ndeshja.
“Një foto vlen sa një mijë fjalë. Nëse do t’ju tregoja se çfarë ka ndodhur, do të ishte versioni im, por trajneri i Galatasaray e ka versionin e vet”.
“Fjalët nuk kanë rëndësi shumë dhe fotot flasin vet. Jam i sigurt se Hollyëoodi e pa se çfarë ka ndodhur”, ka thënë Mourinho.
Fenerbahce do të rikthehet në aksion në Superligën e Turqisë më 13 prill ku do të luajnë në udhëtim ndaj Sivassporit./Telegrafi/






















































